Gjatë mandatit të tij si Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, kishte krijuar lidhje dashurie me një zyrtare të Komunës. Kjo lidhje nuk mbeti me kaq pasi ata u bënë edhe prindër të një djali.
Lajmi.net e kishte zbuluar këtë lidhje të Durimisht me punëtoren e Komunës më 1 shkurt të këtij viti.
Durmishi nuk po e fsheh më martesën e tij të dytë, djalin e bashkëshorten po e shfaq në profilin e tij zyrtar në FB.
Një postim të tillë e ka ndarë në FB edhe sot.
“Në angazhimet e shumta për javën e Lëvizjes, një vizitë e këndshme nga Mirjeta e Dielli gjatë pauzës”, ka shkruar Durmishi.
Gruaja e tij e dytë, ishte beqare në kohën sa u lidh me të martuarin Hysen Durmishi.
Durmishi i është rikthyer aktivitetit politik dhe tani do të kandidojë për deputet nga partia e z. Kurti.