fbpx
Lajme

Si e goditi Ramë Buja me “kondak të automatikut” në kokë Hashim Thaçin “e mbyta”

Njëri nga anëtarët e Delegacionit të Rambujesë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së z. Ramë Buja ka treguar disa detaje interesante për zhvillimet dramatike të asaj konference që rezultoi me bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe në Kosovë dhe Serbi.

Delegacioni i Kosovës respektivisht ne të UÇK-së u ndalëm në Tiranë, ndërsa ata të tjerët në Shkup, dhe pastaj ne kemi dalur në atë formën që dilej atëherë nga Maqedonia përmes fshatit Rrajc dhe patëm hy në Kosovë, dhe aty Presidenti Mejdani na pati thënë, se patëm ndejtë dy netë në Tiranë në Shtëpinë e Enver Hoxhës dhe ne bëjshim shaka me Hashimin, Jakupin e Azemin, dhe pastaj e patëm kaluar kufirin në këmbë, aty e kujtoj një rast që tu shku nëpër borë te poshtë, duke rrëshqitur se s’kishte mundësi tjetër, unë më i rëndë isha prapa Hashimit dhe e godita me kondak të automatikut në kokë dhe thash e mbyta, Hashim i thash shumë të kam goditë, tha jo more jo, por pastaj kur shkuam tek fshati Velesht ju kishin bë dy koka nga goditja por ai e përjetoi lehtë“.

Ramë Buja ishte i burgosur politik pastaj ishte plagosur në gojë nën uniformën e UÇK-së .

Edhe ish zëdhënësi i Sekretares Medllin Ollbrajt kishte folur për Rambujenë.

“Takova Hashim Thaçin në Rambuje. Ai ishte drejtues i shqiptarëve dhe fillova të bashkëpunoj me të. Gjithçka që tha se do të bënte e bëri. Ishte njeri i ndershëm”, tha Rubin tutje.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close