Si e keqpërdori TVSH-në, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe nuk ia pagoi ATK-së? (DOKUMENT)

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – FIM, i Universitetit të Prishtinës përmes një Marrëveshje me Ministrinë e Transportit i ka kryer shërbimet e atestimit për një periudhë më shumë se 11 vjeçare dhe gjatë kohës së zbatimit të kësaj marrëveshje FIM, nuk kishte paguar asnjëherë TVSH-në që e kishte marrë nga qytetarët përmes tarifave të shërbimeve.
Marrëveshja kishte përcaktuar tarifat me TVSH kështu që nga të hyrat duhej të paguhej TVSH-ja, po ashtu pjesa 30% t`i kthehej buxhetit të konsoliduar të shtetit ndërsa shuma e mbetur (afërsisht 52%) të ndahej nga grupi i profesorëve të FIM.
Në këtë linjë FIM-it, nuk i kishte mjaftuar që 52% e të hyrave t’i ndaj për të ardhura profesorëve, por i kishte çuar në të ardhura personale edhe TVSH-në.
Ministria e Infrastrukturës gjate vitit 2018, urdhëroi auditim të zbatimit të kësaj marrëveshje ku konstatoi se FIM, ka përcaktuar, zbatuar, inkasuar, tarifa shtesë në mënyrë të paautorizuar jashtë përcaktimeve të marrëveshjes.
![]()
Gjithashtu është evidentuar edhe mos ryerje të obligimeve ndaj shtetit siç janë TVSH-ja dhe 30% në BKK, TVSH-ne e kan ë marr ë prej qytetarëve, ndërsa nuk ji kane paguar shtetit ATK, por ia kanë ndarë vetes, raporton Klan Kosova.
Portali ka adresuar pyetje te Zyra e auditorit të brendshëm të MI, te Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, te Hetuesia e krimeve ekonomike, te Drejtori i ATK dhe Prokuroria e shtetit, nëse e ka adresuar Ministria e Infrastrukturës, këtë raport me konstatim të keqpërdorimeve të mjeteve financiare nga UP-FIM.
Derisa Ministria e Infrastrukturës thotë se është obligim ligjor adresimi i shkeljeve te organet përkatëse ligj zbatuese, fshehja apo zvarritja është inkriminim.
Burime të Klan Kosovës brenda UP-së thonë se ky raport i auditimit është mbajtur i fshehtë pasi që në këtë keqpërdorim janë të përfshirë struktura të larta të Universitetit.
Ne vijim e gjeni marrëveshjen e plotë, të cilën Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike e prezantoi të përgjysmuar për të keq informuar opinionin publik.
Po ashtu, mund të gjeni vetëm një prej aktvendimeve për ndarjen e mjeteve (i muajit Maj 2017) ku në përshkrim dhe në formulë shihet se ndarja e mjeteve është bërë në shpërputhje me marrëveshjen që ishte në fuqi, ku Dekani i FIM Ahmet Shala, e prodekani Iliri Doci, vetëm këtë muaj jashtë pagës së mësimdhënies ka marr 7% nga të hyrat përkatësisht 3,903.43 EURO. /KlanKosova/









