Epilogu

Si e keqpërdori TVSH-në, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe nuk ia pagoi ATK-së? (DOKUMENT)

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – FIM, i Universitetit të Prishtinës përmes një Marrëveshje me Ministrinë e Transportit i ka kryer shërbimet e atestimit për një periudhë më shumë se 11 vjeçare dhe gjatë kohës së zbatimit të kësaj marrëveshje FIM, nuk kishte paguar asnjëherë TVSH-në që e kishte marrë nga qytetarët përmes tarifave të shërbimeve.

Marrëveshja kishte përcaktuar tarifat me TVSH kështu që nga të hyrat duhej të paguhej TVSH-ja, po ashtu pjesa 30% t`i kthehej buxhetit të konsoliduar  të shtetit ndërsa shuma e mbetur (afërsisht 52%) të ndahej nga grupi i profesorëve të FIM.

Në këtë linjë FIM-it, nuk i kishte mjaftuar që 52% e të hyrave t’i ndaj për të ardhura profesorëve, por i kishte çuar në të ardhura personale edhe TVSH-në.

Ministria e Infrastrukturës gjate vitit 2018, urdhëroi auditim të zbatimit të kësaj marrëveshje ku konstatoi se FIM, ka përcaktuar, zbatuar, inkasuar, tarifa shtesë në mënyrë të paautorizuar jashtë përcaktimeve  të marrëveshjes.

Gjithashtu është evidentuar edhe mos ryerje të obligimeve ndaj shtetit siç janë TVSH-ja dhe 30%  në BKK, TVSH-ne e kan  ë marr  ë prej qytetarëve, ndërsa nuk ji kane paguar shtetit ATK, por ia kanë ndarë vetes, raporton Klan Kosova.

Portali ka adresuar pyetje te Zyra e auditorit të brendshëm të MI, te Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, te Hetuesia e krimeve ekonomike, te Drejtori i ATK dhe Prokuroria e shtetit, nëse e ka adresuar Ministria e Infrastrukturës, këtë raport me konstatim të keqpërdorimeve të mjeteve financiare nga UP-FIM.

Derisa Ministria e Infrastrukturës thotë se është obligim ligjor adresimi i shkeljeve te organet përkatëse ligj zbatuese, fshehja apo zvarritja është inkriminim.

Burime të Klan Kosovës brenda UP-së thonë se ky raport i auditimit është mbajtur i fshehtë pasi që në këtë keqpërdorim janë të përfshirë struktura të larta të Universitetit.

Ne vijim e gjeni marrëveshjen e plotë, të cilën Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike e prezantoi të përgjysmuar për të keq informuar opinionin publik.

Po ashtu, mund të gjeni vetëm një prej aktvendimeve për ndarjen e mjeteve (i muajit Maj 2017) ku në përshkrim dhe në formulë shihet se ndarja e mjeteve është bërë në shpërputhje me marrëveshjen që ishte në fuqi, ku Dekani i FIM Ahmet Shala, e prodekani Iliri Doci, vetëm këtë muaj jashtë pagës së mësimdhënies ka marr 7% nga të hyrat përkatësisht 3,903.43 EURO. /KlanKosova/

Exit mobile version