fbpx
Lajme

Si e kuptoi Zahir Pajaziti për arrestimin e Nait Hasanit, cili ishte kodi për t’u mos u dekonspiruar

Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami kishte treguar për emisionin “Pa Rrotlla” se si e kuptoi Heroi Zahir Pajaziti për burgosjen e njërit nga veprimtarët më të hershëm z. Nait Hasani.

“Zahir Pajaziti e mori mesazhin se Naiti është i arrestuar, sipas atij kodit që u tha “Naiti është shtru në spital, pyeti sëmundje infektive apo sëmundje e zakonshme, tha sëmundje infektive, pra mori kodin që ai është arrestuar. Ky ka qenë kodi i kohës”.

Ai e tregoi edhe një ngjarje interesante dhe dramatike për dy heronjtë; Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin.

“… ose kur u vra Zahiri, Edmondi e Hakifi, ata ishin rrugës për tek Adem Jashari. Nuk ishin takuar asnjëherë njëri me tjetrin, kishin shkëmbyer mesazhe, por dihej kush ishte Adem Jashari. Pra po shkonin drejt tij. Do kryenin një mision tjetër, do merrnin armët që në fundin e dhjetorit të 1996, Edmon Hoxha i kishte sjellur nga Shqipëria, ishte një linjë që e kishte hapur grupi i Dukagjinit dhe pasi të merrnin armët do të shkonin atje”, shtoi Bedri Islami.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close