fbpx
Lajme

“Ndikimi i SHBA-së në Kosovë, situatë koloniale”, New York Times në 2007: Kurtit nuk i bëri përshtypje premtimi i Bushit për pavarësinë

Albin Kurti, sistematikisht kishte qenë mosbesues ndaj Pavarësisë së Kosovës. Me zë e figurë, në mediume vendore e ndërkombëtare, ai vazhdimisht kishte përsëritur të njëjtin refren se “Pavarësia ka me mbet veç ëndërr”. Me këtë mosbesim, ai iu kishte drejtuar turmës në protestën e 10 dhjetorit të vitit 2007, në qendër të Prishtinës.

Mosbesimi dhe kundërshtia e tij në raport me Pakon e Ahtisarit dhe Pavarësinë e Kosovës u kishte rënë në sy edhe mediumit prestigjioz amerikan, “The New York Times”.

Mediumi prestigjioz amerikan “The New York Times”, në qershor të vitit 2007 kishte publikuar një artikull, ku kishte treguar për pikëpamjet e Albin Kurtit në lidhje me procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Kryeministrit të tanishëm nuk i kishte lënë përshtypje as fjalimi dhe premtimi i ish-presidentit George W. Bush për Pavarësinë e Kosovës dhënë e thënë në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur“, kishte thënë më 10 qershor 2007, ish-presidenti amerikan Bush në Tiranë.

Por, ky premtim, sipas mediumit amerikan “New York Times”, nuk e kishte impresionuar Albin Kurtin, atë kohë.

Ashtu si shqiptarë të panumërt etnikë në Kosovë, Albin Kurti e kaloi fundjavën i ngjitur pas televizorit, duke parë vizitën e Presidentit Bush në Shqipëri. Ai ishte i etur të shihte se çfarë do të thoshte zoti Bush nga përtej kufirit për përpjekjet e Kosovës për të fituar pavarësinë e saj nga Serbia“, thuhej në artikullin e “New York Times”, më 12 qershor të vitit 2007.

Zoti Bush tha se ai e mbështeste pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të ishte e mundur, por z. Kurti, i cili kundërshton rolin e Kombeve të Bashkuara në përcaktimin e statusit të Kosovës, nuk i bëri përshtypje, thuhet në këtë artikull të “New York Times”.

Madje, përpos mosbesimit ndaj ish-presidentit Bush, Kurti ishte shprehur edhe kundër planit të Kombeve të Bashkuara, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bazuar në këtë plan do të kishin shumë pushtet në Kosovë e Kurti ishte kundër kësaj, duke e quajtur edhe situatë koloniale.

Ai besonte se plani i Kombeve të Bashkuara për provincën do t’i linte Shtetet e Bashkuara dhe Evropën me shumë pushtet, duke vënë në dukje se do të lejonte një figurë të caktuar të ndërhynte në çështjet e policisë dhe gjyqësorit të Kosovës.

Kjo është një situatë tipike koloniale“, tha Kurti.

Sigurisht që ka mbështjellje moderne, por mbetet një situatë koloniale“. /Demokracia.com/

Artikulli i plotë: https://www.nytimes.com/2007/06/12/world/europe/12kosovo.html

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close