fbpx
Lajme

Si ndodhi themelimi i UÇK-së, Veseli, Adem Jashari e Nura u kthyen nga Tirana në 1993

Në prill të vitit 1993 ishte mbajtur një nga takimet më përmbajtësore në Kullën e Jasharajve në Prekaz. Mbledhja ishte mbajtur më 5 prill 1993. Në biografinë e shkruar për Heroin Ilaz Kodra ishin treguar disa detaje rreth takimit, ku thuhej se “Më 5 prill 1993, në kullën e tij u organizua një mbledhje me luftëtarët e njësiteve guerile dhe veprimtarët politikë. Adem Jashari propozoi që të gjitha aksionet të kryheshin në emër të Ushtrisë së Kosovës.

Paraprakisht në Tiranë kishin qëndruar Adem Jashari, Kadri Veseli e Jakup Nura. Kadri Veseli e ka shpjeguar këtë moment duke treguar se “Në vitin 1993 diku në mars, kur u kthyem nga Shqipëria, së bashku edhe me komandantin legjendar Adem Jashari dhe me Jakup Nurën, kemi mbajtur një takim i cili mund të konsiderohet faktikisht si themelim zyrtar i UÇK-së. Takimi është mbajtur në odën e Jasharajve, odë kjo që tash është muze”.

Për këtë mbledhje ishte diskutuar shumë sepse aty ishte marrë vendimi që “të ecet para dhe s’ka kthim prapa”.

Ne kemi siguruar emrat e plotë të luftëtarëve që morën pjesë në atë takim, ku disa prej tyre i kishte bërë publike edhe Ish Kreu i LPK-së z. Bedri Islami.

Luftëtarët që morën pjesë ishin: Adem Jashari, Jakup Nura, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Hamëz Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Krasniqi, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Shaban Jashari, Nuredin Lushtaku, Rafet Rama, Besim Rama, Fadil Kodra, Ilmi Zeka, Lulzim Jashari etj.

Fakti që mblidheshin në kullat e Jasharëve, megjithëse ajo ndodhej nën vëzhgimin e përhershëm dhe mund të sulmoheshin, dëshmon për dy gjëra: sigurinë që afronte ajo dhe rolin prijatar të Adem Jasharit.

Shumëkush mendon dhe vlerëson që bërthamat dhe themelet ushtarake janë vendosur në këtë mbledhje.

Ps: foto në ballinë është ilustrative, disa nga të lartcekurit gjatë stërvitjeve në Shqipëri.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close