fbpx
Lajme

Fatmir Sheholli: Si u përgjua bashkëshortja e Merovcit për të përcjellur lëvizjet e Rugovës

Fatmir Sheholli i cili ka punuar për sigurimin shtetëror serb ka treguar ekskluzivisht për përgjimet e mëdha të cilat kanë ndodhur atë kohë. Ai në një emision të Adnan Merovcit ka rrëfyer se si ishte bërë lëndë pune (objekt i përcjelljes) z. Ibrahim Rugova. Ai tregoi ekskluzivisht se nga viti 1986 Rugova ishte përgjuar, në atë kohë sa punonte në institutin albanologjik.

Ai poashtu tregoi se “fluturimet e z. Rugova, kur ikte dhe shkonte dikun jashtë, në atë periudhë i dinin nga bisedat që i zhvillonte bashkëshortja juaj me ju apo bashkëshortja juaj kur ka biseduar me ndokënd tjetër, sepse përpos përgjimeve telefonike, ka pasur edhe përcjelljet fizike”.

Sheholli ka theksuar poashtu se “disaherë ju Merovci i keni kamuflluar bisedat, por disa herë të kanë zbuluar, edhe pse në disa raste i ke nxjerr në lajthitje”.

Poashtu sipas Shehollit, Rugova në një moment kishte thënë se “punëtorët e sigurimit shtetëror edhe nëse i largojnë nga dera, duhet të kthehen nga dritarja, sepse 80% ishin shqiptarë”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close