fbpx
Lajme

Si u lirua babai i Haki Abazit nga burgu Serbisë në vitin 2012, u ofruan 20 mijë euro

VITI 2012 RAPORTI:

Kreu i Sindikatës së pavarur të metalpunuesve kosovarë, Hasan Abazi, është liruar nga paraburgimi, pas pagesës së kaucionit prej 20,000 eurosh në Gjykatën e Vranjës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë djali i tij, Haki Abazi.

Sot, rreth orës 12, është liruar nga burgu pasi kemi paguar gjobën. Atë e ka paguar familja. E gjithë kjo është bërë në bazë të procedurave të përcaktuara nga gjykata”, ka thënë Haki Abazi.

Hasan Abazi, nga Ferizaj, është arrestuar më 28 mars nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar me Serbinë, te Dheu i Bardhë, nën akuzat për “spiunazh”. Së bashku me të, autoritetet policore serbe arrestuan edhe Adem nën dyshimet për “tregti me drogë”.

Më 14 prill, në vendkalimin kufitar më Serbinë, në Merdare, autoritetet serbe arrestuan edhe një qytetar tjetër nga Kosova në Merdare, Mark Koshnjetin, nën dyshimet për krime lufte kundër serbëve në Kosovë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close