fbpx
Lajme

Rexhaj: Selim Brosha më luti që ta informoi Rugovën për rrezikun që i kanosej nga rrethi i tij

Dje e ndegjova nje deklarate te Fatmir Limes ne lidhje me organizimin e luftes ne Kosove.Sipas tije diku ne vitin 2001 e kishte kritikuar Rugoven se ai nuk e ka organizuar luften.

Rugova i kishte thene se kjo nuk eshte e vertete, duke i argumentuar se ne qe nga viti 1991 kishim organizuar ministrin e mbrojtjes dhe ate te puneve te brendeshme ne kuader te qeverise se Bukoshit. Pastaj i kishte rikujutuar Rugova se kreret e ketyre dy institucioneve ishin arrestuar ne vitin 1994 dhe gjate marrjes se tyre ne pyetje kishte dale ne shesh se Serbia dinte çdo gje rreth ketij organizimi, qe do te thot se kishte njerez te vet te infiltruar ne to. Per kete arsye kishim shume kujdes nga ky rast e tutje kishte thene Rugova. Kjo eshte 100% e vertete! Si njeri i informuar mire, dua ti shtoj vetem edhe dy fakte.

1) Serbia u informua edhe per te gjithe ata qe moren pjese ne stervitje ushtarake ne Shqiperi ne vitin 1991 kur u derguan dy grupe atje. Ne mesin e tyre edhe Adem Jashati e Zahir Pajaziti. Dikush Serbise ja dergoj komplet listat.

2) Selim Broshi, ish shef i Sigurimit Shtetrore te Kosoves i cili u shkarkua nga kjo pozite ne vitin 1987 pasi zbuloj rastin Martiniviq dhe faktin se Rrahman Morina ishte njeri i Millosheviqit ne Kosove, ne nje rast ne fillim te vitit 1992 me luti qe ta informoj Rugoven se ishte i rrethuar me njerez te Serbise.

Decidivishte me luti qe ti them Rugoves se eshte me shume i rrezikuar nga disa njerez qe sillen rreth tije se sa nga Serbia. Gje te cilen ja thash Rugoves ne nje takim. Broshi u vra ne vitin 2000 dhe rasti i tije ende nuk eshte zbardhe.

Por eshte fakt i pamohueshem se disa nga ne i dinim se kush jane ata qe bashkepunonin me Serbi, po ne ate kohe nuk kishim mekanizma shtetror per ti larguar. Mekanizma te tille nuk kemi as sot sepse dosjet ende nuk po hapen, prandaj institucilnet e Kosoves jane te mbushura plot me njerez te tille te cilet opinjonit i shiten si atdhetar e patriot kurse neve qe i njohim e dime, na ndjekin e sulmojne kudo qe arrijne. Por mua po me intereson, pse Fatmir Limaj priti 20 e me shume vjet per ta thene kete te vertete.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close