fbpx
Lajme

Skandali i madh i ministres Hajdari: Zhduken rreth 10 milionë euro të destinuara për rezervat  shtetërore

Një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerejen e produkteve për rezervat shtetërore dyshohet se janë “zhdukur”. Gazeta Insajderi, merr vesh nga burime brenda ministrisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari, se malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”

Para disa ditësh ministrja Rozeta Hajdari, ka shkarkuar nga detyra sekretarin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica.

Kjo ministri nuk ka treguar arsyen e vërtetë të shkarkimit të Lipovicës, por Gazeta Insajderi merr vesh nga burime mirë të informuara se prapa kësaj qëndron një skandal i madh.

Dyshohet se zyrtarët e MINT-it kanë blerë grurin për rezervat shtetërore, e kanë paguar mallin që do të duhej të arrinte në Kosovës sipas marrëveshjes por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Malli dhe paratë janë zhdukur.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, kompania me të cilën kanë bërë marrëveshje është “zhdukur” dhe se askush më nuk është përgjigjur lidhur me këtë cështje.

Dëmi i shkaktuar nga kjo dyshohet se është rreth 10 milionë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

 Gazeta ka kërkuarn tash e disa ditë nga Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të dijë arsyejen e vërtëtë të shkarkimit të Lipovicës pork y insitucion ka ijoruar pyetjet e gazetës.

Po ashtu, u është dërguar kërkesë edhe për qasje në dokumenetet dhe faturat që dëshmojnë për blerjet që ishin të destinuara për rezervat shtetërore. Por, as për kërkesën nuk kanë konfirmuara protokollimin.

Ministrja Hajdari pasi ka shkakrkuar Irfan Lipovica, i cili po e ushtronte detyrën e sekretarit të MINT-it, ka emëruar si zëvendësues Arbër Gegajn.

Ministrja Hajdari gjatë kësaj jave ka qenë për raportim në kuvend lidhur me rrezervat shtetërore. Raportimi i saj para komisionit për Ekonomi ka qenë i mbyllur për publikun. Nuk janë lejuar gazetarët që të marrin pjesë në këtë raportim, me arsyetimin se ka sekrete shtetërore.

Gazeta ka provuar të marrë përgjigje rreth këtij raportimi edhe nga deputetët që janë anëtar të komisionit por ata nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në një nga mbledhjet e saj kishte ndarë dhjetë milionë euro për rezervën shtetërore, që është në kuadër të MINT-it.

“Qeveria është duke u siguruar që të përkrah sektorin e bujqësisë si është më së miri e më sigurt. Kemi aplikuar në programin për bujqësi për grantin prej 20 milionë eurosh për fermerët e vegjël. Do të kemi së paku edhe 10 milionë euro për rezerva shtetërore, që mund të mbushen me prodhime vendore”, pati thënë Kurti. /Gazeta Insajderi

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close