fbpx
Lajme

Skandaloze: Gërvalla ua ndalon familjarëve që të dërgojnë pako me gjëra esenciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ka marrë vendim që të ndalojë pakot me gjëra esenciale për çlirimtarët që ndodhën në paraburgim në Hagë.

Këto pako janë dërguar nga familjarët e tyre nga Kosova përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan “Epoka e re”.

Lajmin për këtë e ka bërë me dije vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ministrja Gërvalla- Schwarz duhet t’i lë anash inatet personale.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz paska marrë vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close