fbpx
Lajme

Skandaloze | Ministria e Jashtme i propozon KQZ-së të regjistrojë 30 mijë votues për të votuar në Konsullatën e Cyrihut 352 metra katrorë

Komisioni Qendror i Zgjedheve është shokuar nga një shkresë e Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla – Schwarz.

Në kundërshtim të plotë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kjo ministri i ka dhënë të drejtën vetes që KQZ-së t’i propozojë numrin e qytetarëve që mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në shtete të ndryshme.

Demokracia.com ka parë shkresën e MPJ-së dhe vetëm në Konsullatën e Cyrihut kjo ministri ka propozuar 30 mijë votues edhe pse hapësira e konsullatës është vetëm 352 metra katrorë.

Këtë numër MPJ e ka dërguar edhe duke bërë vlerësimin paraprak të hapësirave fiizike. Sipas vlerësimeve të MPJ, konsullata e Cyrihut nuk plotëson në asnjë rrethanë kushtin për të proceduar me 30 mijë votues vetëm brenda 12 orëve sa zgjatë votimi. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close