SKANDALOZE: Tre ministra të qeverisë Hoti punësojnë veten në bordin e FSSH-së, paga nga 850 euro
Nuk po i mjaftojnë vetëm pagat e majme e privilegjet qe i gëzojnë nga pozitat e ministrave. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrja e financave, Hykmete Bajrami dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica e kanë nxjerrë edhe nga një pagë tjetër nga buxheti i shtetit. Janë punësuar në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në krye të së cilës është vetë Armend Zemaj.
Për këtë ministrat në fjalë marrin kompensim për punën e tyre deri në 850 euro në muaj.
Gazeta inFokus ka hulumtuar këtë rast dhe ka siguruar dëshmi se ministri Zemaj është vetë emëruar drejtues i këtij Bordi, ndërsa Hykmete Bajrami dhe Skënder Reçica janë emëruar anëtarë të Bordit.CHECK THIS OUT
E këtë për Gazetën inFokus e kanë konfirmuar edhe në Fondin për Sigurime Shëndetësore.
“Janë shtatë (7) anëtar. Institucionet gjegjëse, në bazë të Ligjit për Sigurime shëndetësorë Nr. NR. 04/L -249 dërgojnë nga një anëtar, emrat e të cilëve janë të publikuar në ëeb-faqen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Pagesa për kompensimin për punën e Bordit Drejtues të Fondit është e përcaktuar me vendimin e qeverisë Nr. 05/66 datë: 18.09.2018”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Fondittë Sigurime Shëndetësore.
E sipas vendimit numër 05/66 të qeverisë së Kosovës, i cili hyri në fuqi nga viti 2018, si kryesues i Bordit, kompensimi për punën është 850 euro ndërsa si anëtarë i bordit të FSHS-së, kompensimi është 750 euro.