fbpx
Lajme

Ministria e Bujqësisë ul subvencionet për vreshta nga 1000 euro në 400: Paralajmërohet protestë e mbi 4 mijë vreshtarëve

Shoqata e Vreshtarëve ”Vreshtari’, ka reaguar ndaj propozimit që ka bërë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për uljen e subvencioneve për vreshta nga 1000 euro në hektarë në 400 euro në hektarë, shkruan Gazeta Metro.

MBPZH ka marrë vendim lihdur me pagesat direkte për Subvencione për viti 2021, ku është vendosur që të ulen subvencionet për sektorin e vreshtarisë. Nga 1000 euro subvencione për hektarë, tani është ulur në 400 euro për hektarë.

Kjo ka ngjallur reagim të Shoqatës së Vreshtarëve ‘Vreshtari’, të cilët e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim të MBPZH’së.

Me anë të një letre ata e kanë kundërshtuar vendimin, letër kjo që është dërguar në zyrën e kryeministrit dhe në MBPZH.

Aty është cekur se ata janë të indinjuar nga ky veprim i tyre dhe se nuk përjashtohen protestat.

“Ne si shoqatë me një anëtarësi me 4760 vreshtar, me anë të këtij reagimi po përpiqemi të gjejmë forma për të mbrojtur sektorin dhe fermerët vreshtar, në rast se nuk gjejmë mirëkuptimin dhe përkrahjen për kërkesat tona legjitime, hapat tjerë do të jenë më të ashpra duke shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore dhe nëse është e nevojshme edhe mekanizma tjerë siç është dalja në rrugë e të gjithë vreshtarëve- protesta”, thuhet në këtë letër.

Vreshtarët janë shprehur shumë të pakënaqur edhe me deputetet e Rahovecit që janë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që kanë pritur që t’i mbrojnë interesat e tyre në institucione.

Më poshtë reagimi i plotë i ‘Vreshtarit’. /gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close