Lajme
Sondazhet e reja: VV e para, PDK e dyta, LDK e treta
Në sondazhet e reja kemi risi sa i përket rezultatit potencial zgjedhor. Sipas analistëve të Kanal 10, sondazhet tregojnë se VV mund të rritet me 4 deputetë. Subjekti i dytë politik sipas sondazheve të fundit është PDK, ndërsa subjekti i tretë LDK.
Gjithashtu, po parashihet që LDK dhe AAK mund të hyjnë në një koalicion parazgjedhor dhe kështu do të mund të ndryshohet rezultati zgjedhor. Gjithashtu NISMA do të mund t’i bashkohet PDK-së në një garë parazgjedhore.