fbpx
Lajme

ST: Agjentët e konfirmojnë / CIA ka ndihmuar UÇK-në gjatë gjithë kohës, zbulimi zemëroi evropianët

Në vitin 2000 “Forumi Global i Politikave”, kishte publikuar një artikull të gazetarëve Tom Walker dhe Aidan Laverty të Sunday Times. Ata kishin pyetur edhe anëtarët e inteligjencës amerikane dhe ata ua kishin konfirmuar këtë.

Në artikullin me titullin “CIA ka ndihmuar Ushtrinë Guerile të Kosovës gjatë gjithë kohës”, aty thuhet se “Agjentët e inteligjencës amerikane kanë pranuar se kanë ndihmuar në trajnimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi. Zbulimi zemëroi disa diplomatë evropianë, të cilët thanë se kjo kishte minuar lëvizjet për një zgjidhje politike të konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve. Oficerët e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës ishin monitorues të armëpushimit në Kosovë në 1998 dhe 1999, duke zhvilluar lidhje me UÇK-në dhe duke dhënë manuale trajnimi ushtarak amerikan dhe këshilla në terren për luftimin e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close