Era Rusi është një nga këngëtaret shqiptare më të vlerësuara për vokalin e saj potent si deh performancat e saj live në skenë.
E ftuar në programin e fundjavës “Një kat më lart” ajo është pyetur nga moderatori të japë nëj vlerësim për performancat e dy prej këngëtareve që i janë bashkuar skenës së fundmi.
E para që u vu përballë gjykimit ishte Enca, për të cilën Era u përgjigj me diplomaci se nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë performancën e saj dhe për të nuk mund të jepte një vlerësim me çfarë ka dëgjuar nga të tjerët që flasin.
E njëjta gjë vlente dhe për Luana Vjollcën, së fundmi mjaft e përfolur për këngën e saj ‘Benzina’ që nuk mund të thuhet se ka marrë vlerësime pozitive.
Era si një këngëtare mjaft profesionale nuk ka preferuar të gjykojë produktin e Lunanës. Ajo është pyetur nëse do ta këndonte këngën ‘Benzina’ dhe ja kush ishte reagimi i saj.
‘Jo, benzina nuk më pëlqen’ tha Era teksa pyetjes nëse mundej ta këndonte iu përgjigj thjesht duke.. qeshur.
Gjithashtu Era ka puheuar se pavarësisht vrerit që hidhet për punët e të tjerëve dhe sa cilësore ato janë, duhet vlerësuar mundii.