Surdulli padit për shpifje kandidaten e Vetëvendosjes për asambliste
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ka mohuar kategorikisht se i është referuar si “terrorist” babait të kundërkandidatit të tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qëndron Kastrati.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Surdulli ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj kandidates për asambliste nga VV, Mirvete Rashiti, me pretendimin se i ka dëmtuar integritetin moral dhe kombëtar, nëpërmjet shpifjes.
“Kemi ngritur padi ndaj zj. Mirvete Rashiti, për shkrimin e saj në rrjete sociale, që më vonë u përhap në media nacionale dhe u dëmtua integriteti im moral dhe kombëtarë. Është përgjegjësi e saj ti vërtetojë akuzat ndaj meje apo ti publikojë iniciatorët e kësaj shpifje sa më shpejtë. Kjo padi të shërbej si mesazh se cdo shpifje pa bazë ka një çmim”, ka njoftuar Surdulli.
Shkrimi i plotë i Surdullit:
DEKLARATË
Veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarëve të këtij subjekti, janë të papranuara për mua, familjën time dhe Lidhjën Demokratike të Kosovës.
Fjalët si ‘terrorist’ nuk gjejnë vendë në fjalorin tim në jetën time të përditshme dhe për asnjë çmim nuk do ta etiketoja apo të urdhëroja strukturat e LDKse të bëjnë fushatë të tillë ndaj kundër kandidatit me këto terma. Prandaj, i demantoj të gjitha këto akuza dhe për këtë ju siguroj se do të mbetet vetëm një shpifje e inicuar nga radhët e Vetëvendosjes.
Kemi ngritur padi ndaj zj. Mirvete Rashiti, për shkrimin e saj në rrjete sociale, që më vonë u përhap në media nacionale dhe u dëmtua integriteti im moral dhe kombëtarë.
Është përgjegjësi e saj ti vërtetojë akuzat ndaj meje apo ti publikojë iniciatorët e kësaj shpifje sa më shpejtë. Kjo padi të shërbej si mesazh se cdo shpifje pa bazë ka një çmim.
Kundër kandidati im këto ditë ka treguar se nuk është i gatshëm të qeverisë. Sjellja e tijë në debatin e Tribuna Channel ishte papjekuri politike dhe refuzimi për tu ballafaquar me mua nuk e arsyeton dhe nuk do ti bindë qytetarët për ta votuar.
Ndjej keqardhje për të gjithë qytetarët e komunës sonë që këto ditë janë të shqetësuar me deklarime nxitëse për qëllime të ulta politike duke mos kursyer as nivelin e ashpër të komunikimit.
Të dashur qytetarë, ju ftoj për maturi dhe të mos bini në provokimet e individëve të cilët për interesa të ngushta personale po tentojn ta prishin tolerancen në mes qytetarëve të komunës sonë.
Faleminderit për përkrahjen e vazhdushme që po më jepni.
Me respekt,
Shaip Surdulli