Syla: Kurti s’po don me fol për Bahtirin e Miss Gjyshën, e po e tërheq vëmendjen në Veri
Gazetari Valon Syla ka kritikuar ashpër Kryeministrin Kurti për veprimet e fundit në Veri të Kosovës. Ai ka thënë se krejt kjo është një spektakël për zgjedhjet lokale. Ai ka theksuar se fillimisht janë thirrur gazetarët dhe fotoreporterët.
Sipas tij, krejt aksioni është bërë për ta tërhequr vëmendjen nga Agim Bahtiri e Miss Gjyshja e për ta tërhequr vëmendjen në Veri.
Ai poashtu theksoi se kur Amerika i arreston terroristët nuk i merr kamerat me vete.
Gazetari dhe moderatori i emisionit Pressing Leonard Kërcuku ka dhënë disa detaje në emisionin Pressing. Ai ka treguar se veprimet apo spektaklet nuk kanë përfunduar dhe priten veprime të tjera deri të dielën.
Sipas tij, ai posedon informacione që Kurti mund ta largoi Rakićin nga Qeveria dhe kjo të prodhojë krizë tjetër, por kjo bëhet për efekt elektoral.
Poashtu, gazetari Vehbi Kajtazi ka treguar dhe ka dhënë detaje për aksionin në Veri. Ai ka theksuar se Urdhëresa e Gjykatës kishte për bastisje 9 lokacione, por vetëm 1 ka arritur të bastiset. Sipas tij operacioni ka dështuar krejtësisht, sepse në fund janë konfiskuar disa smoka dhe është arrestuar një plak e një plakë dhe janë plagosur shumë policë sepse ka pasur rrjedhje të informacionit.
Ai më tutje ka theksuar se “Nëse Thaçi ka dashur ta jap Veriun për Preshevën, Kurti po do ta jap vetëm Veriun”.