fbpx
Lajme

SKANDAL: Kryediplomatja thotë se pret marrëveshje që respekton kushtetutshmërinë e Serbisë

Shefja e Diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla ka bërë një koment mjaft kontrovers në takimin që ka mbajtur me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Duke folur për çështjen e procesit të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, Gërvalla ka deklaruar se kjo çështje duhet të rezultojë në “një marrëveshje që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë.”

Në fakt, Kushtetuta e Serbisë e njeh Kosovën si pjesë të saj.

Kushtetuta e Kosovës në anën tjetër nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Republikës së Serbisë, shkruan Periskopi.

Kjo është krejt çka ka thënë znj. Gërvalla Shwarz në takim me z. Kosnett:

“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, drejtuesja e diplomacisë kosovare ka theksuar nevojën për të zhvilluar bisedime përmbajtësore, të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar, të cilat sipas saj duhet të rezultojnë me një marrëveshje që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjëres palë, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në rajon, fqinjësi të mirë dhe prosperitet për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës.”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close