fbpx
Lajme

Tahiri: Vizita e krerëve shtetërorë në ShBA ka rëndësi të madhe strategjike

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lartë takimin e krerëve shtetëror të Kosovës me me Sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, në Washington.

Tahiri ka thënë se aleanca me ShBA-në është jetike për Kosovën dhe si e tillë duhet të ruhet e të zhvillohet vazhdimisht.

“Takimi i larte ne SHBA i delegacionit të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Blinken dje ne Washington ka rëndësi te madhe strategjike për Kosovën! Aleanca me SHBA-ne është jetike dhe si e tille duhet te ruhet dhe zhvillohet vazhdimisht!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërkaq, për këtë vizitë, Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje, sipas tyre anëtarësimi i Kosovës në Programin Partneriteti për Paqe të NATO-s, rëndësia e dialogut i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rreziqet që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor, ishin disa nga temat e diskutuara gjatë takimit midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe delegacionit nga Kosova në Washington.

Takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtettit, Antony Blinken

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close