Marinsat e Tailandës kanë udhëhequr një trajnim për mbijetesë në xhungël për ushtarët e huaj, si pjesë e stërvitjeve vjetore Cobra Gold, stërvitjet më të mëdha ushtarake multietnike të Azisë.
Dhe sipas mediave të huaja, këtë vit, marinsat amerikanë u bashkuan me ushtarët e Koresë së Jugut, pasi u mësuan të gjejnë burime të ndryshme të ujit dhe ushqimit në një pyll tropikal, duke filluar nga gjaku i kafshëve deri te uji brenda hardhive.
Madje, në disa pamje që duken të vështira për tu shikuar, lëre më për tu realizuar, ushtarët pinin gjakun e gjarpërinjve nga goja e një kobre.
Një detar amerikan, nga baza e Okinawa, tha: “Peshk, shije si të peshkut, është interesante”.
Ata u mësuan gjithashtu se si të hanë me siguri insektet, akrepët, merimangat dhe jo vetëm.
Një instruktor detar i Thai tha se stërvitja synon t’i bëjë ushtarët të mbijetojnë në një situatë emergjente. /Telegrafi/