Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” është stadium sportiv që gjendet në Mitrovicë, Kosovë. Më së shpeshti përdoret për ndeshje futbolli dhe është fusha ku KF Trepça dhe Kombëtarja kosovare e futbollit i zhvillojnë ndeshjet. Stadiumi ka një kapacitet prej 18,500 spektatorësh dhe mban emrin e Adem Jasharit, në prej themeluesve të UÇK-ës. Më 5 Mars 2014, është organizuar për herë të parë ndeshja e Ekipit të Futbollit të Kosovës, një ndeshje miqësore kundër Haitit e cila përfundoi me rezultat 0:0.
Stadiumi ishte prioritet dhe ishte ndërtuar me iniciativën e kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi. Lëvizja Vetëvendosje e kishte dy mandate pushtetin në Mitrovicë me kryetarin Agim Bahtiri. Po ashtu, qeverisja e Kurtit thuajse për një mandat nuk bëri asgjë në mirëmbajtjen e stadiumit, duke e lënë të dëmtohet. Në fund të mandatit, tanimë ka nisur renovimi i këtij stadiumi.