Ish Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi në një intervistë në Real Story në Shqipëri kishte thënë se Kurti gëzimin dhe shpresën e ka tek Dhomat e Specializuara sepse përndryshe nga Rambujeja e këndej ka qenë në anën e gabuar.
Sipas tij ai në Gjykatë Speciale ka rrëfyer storien e tij të suksesit dhe një ditë ato do të bëhen publike dhe qytetarët do ta shohin ballafaqimin e tij në mbrojtje të vlerave të luftës kundrejt prokurorit të specializuar.
Clint Williamson, ish-prokuror i Gjykatës Speciale të EULEX’it, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta formonte Gjykatën Speciale, kjo do të ndodhte në OKB.
Në një intervistë për “Ora News”, ai ka thënë se insistimi më i madh për krijimin e Speciales ishte nga Rusia.