Thaçi në Podgoricë, takim me numrin dy të Amerikës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta takojë të mërkurën në Podgoricë Zëvendëspresidentin e ri amerikan, Michael Pence, bën të ditur Presidenca.
Ky takim do të zhvillohet në Podgoricë, në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), të mërkurën më 2 gusht, dhe organizohet nën patronazhin e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kosova aty do të përfaqësohet nga Presidenti.
Në Zyrën e Presidentit thonë se Thaçi dhe zëvendëspresidenti Pence do të diskutojnë për tema të ndryshme.
Në këtë takim sipas tyre do të diskutohet për thellimin Zëvendëspresidenti i ri amerikan, Michael Pence, tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë forum nëpërmjët të cilit synohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit, në arritjen e standardeve të NATO-s dhe vlerave euroatlantike.
Edhe Shtëpia e Bardhë në faqen zyrtare ka njoftuar për pjesëmarrjen e Zëvendëspresidentit amerikan në Podgoricë dhe takimin e tij me udhëheqësit ballkanikë.e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, derisa presidenti Thaçi do të kërkojë nga Zëvendëspresidenti Pence përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.