fbpx
Lajme

Kolegji AAB dhe UP, vlerësohen dy institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë nga Webometrics

Kolegji AAB, me një ngritje prej 1400 pozitash në listën e rreth 30 mijë universiteteve e institucioneve të arsimit të lartë në botë, bashkë me Universitetin e Prishtinës i cili ka pasur një rënie të lehtë nga pozita e edicionit të kaluar, edhe në edicionin e muajit korrik dalin të jenë dy institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë sipas matjeve të Webometrics.

Webometrics është ranglista më gjithpërfshirëse e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë në të cilën numri i institucioneve që vlerësohen është rreth 30 mijë. Që nga vlerësimet e janarit 2017, në këtë ranglistë janë përfshirë edhe institucionet e arsimit të lartë në Kosovë që nuk ishin pjesë e vlerësimeve të mëhershme, por rezultati i arritjeve të tyre ka një shkëputje të dukshme krahasuar me AAB-në dhe UP-në.

Sa i përket Universiteteve Publike; Universiteti i Pejës, Prizrenit, dhe ai i Mitrovicës kanë shënuar progres, ndërsa, ai i Gjilanit dhe Prishtinës, kanë shënuar rënie të progresit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close