“Thaçi në Speciale nuk ishte pyetur për asnjë vrasje direkte, nuk akuzohet për asnjë vrasje direkte”
Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, kishte thënë se nuk është pyetur nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për trafikim të organeve, për Shtëpinë e Verdhe dhe për asnjë vrasje. Edhe pse dy akuzat e para janë themel i Gjykatës Speciale. Këtë e konfirmoi edhe Nait Hasani i cili tregoi se Thaçi nuk akuzohet për asnjë vrasje direkte por për shkak të përgjegjësisë komanduese.
“Në asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim të organeve. Edhe pse kjo ka qenë baza e themelimit të Gjykatës Speciale”, ishte shprehur Thaçi.
“Në asnjë moment nuk jam pyetur për Shtëpinë e Verdhë”, kishte thënë Thaçi në Pressing.
Tutje, Thaçi tha se nuk është pyetur për asnjë vrasje nga prokurorët.
“Unë nuk jam pyetur për asnjë vrasje”, kishte treguar ish presidenti Thaçi.