fbpx
Lajme

Kimete Berisha e bën “horë” Kurtin për Referendumin dhe Veriun

Kishe po kundërshtojnë…

Shkruan: Kimete Berisha

Janë duke e ‘kundërshtuar’ në mënyrë fallse mbajtjen e Referendumit të Serbisë për serbët e Kosovës (të cilët i kanë dy nënshtetësi)…Trojka: qeveria e Kosovës (me Presidenten dhe Kryekuvendarin), po duken si karikatura që kategorikisht po refuzojnë ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në të cilën Kosova përfshihet si pjesë e Serbisë. Nga ky këndi ku po shikoj unë, po duket se Kosova nuk po i lejon serbët ta ndryshojnë realitetin ‘e keq’ për neve, anipse ata do ta bëjnë të veten, do të votojnë për ndryshimet e tyre kushtetuese, i kundërshtove s’i kundërshtive ti.

Në mahallën e boshnjakëve, buzë Ibrit, ekziston ndërtesa (që po renovohet) me mbishkrimin Republika e Serbisë, e cila e konsideron shtetin e Kosovës, si pjesë të Serbisë. Në pjesën veriore të Mitrovicës ekziston Universiteti (me ngjyrë portokalli ose pembe), paralel i Prishtinës, dhe asgjë-askujt, as s’jemi më shumë, as pak më shtet.Vetura pa regjistrim e me regjistrim të qyteteve të Serbisë dhe të ‘Kosovës e Metohisë’ i ke gjthandej tek ura e Ibrit.

Qeveria e Kosovës, ua paguan serbëve rrymën me paret tona, dhe reduktimet vlejnë veç për shqiptarët. Nxënësit serbë në shkollat e Kosovës e mësojnë një histori krejt tjetër (të rrejshme) për Kosovën.Qeveria e Kurtit nuk ka vendosur reciprocitet me Serbinë…hiç, për asgjë….e tash, përnjëherë po e ‘lusin’ Kryeministrin shtetet më të fuqishme në botë, të bëj diçka ‘që nuk bëhet’! Është njësoj: Si votoi serbi i Kosovës brenda zyrës së OSBE-së, si votoi në natyrë të hapur, në sokak, në shkollë, apo me postë – njësoj është.Kryesore qeveria e Kosovës po e lejon mbajtjen e Referendumit të Serbisë në Kosovë.Lejimi i votimit online ose me postë, kryeministrit Kurti i duket më pak ‘tradhti’, i duket ‘tradhti digjitale’, kurse votimi klasik me letër i duket ‘tradhti klasike’. Posta (si objekt) është në Kosovë, OSBE është në Kosovë, Zyra ndërlidhëse e Serbisë është në Kosovë,serbët janë në Kosovë, pra është njësoj, si votuan ‘tinëz’, brenda objekteve, si votuan publikisht.Për Trojkën është me rëndësi mos m’u pa e vërteta.

A bën me votu me kry n’dritare, n’ballkon të soliterit, as n’tokë, as n’qiell….Nxënësi serb në Kosovë, në shkollë, e mëson një histori antishqiptare, kurse prindi i tij në të njejtën shkollë ndalohet të votojë ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë (por lejohet online dhe tinëz në OSBE). ! Kush e ha këtë fall, përveç opozitës.

P.S. 1. Ramushin pyete: – Qysh duhet me luftu e me dal i gjallë nga lufta; – Qysh m’u bë milioner e mos mepunu kurgjë;- Qysh me qenë ‘i dyshimtë’, e kurrë mos me pas faj!

2. Lumirin pyete ‘Kah po gjendesh kështu kohëve të fundit dhe me çfarë shamponi i lanë flokët’;

Memlit tregoji se:’Gjykata Kushtetuese nuk e ka ndaluar PDK-në ta përmendin Hashim Thaçin e Kadri Veselin….Mos u tut. Nuk është rrezik. Mund t’i duash edhe ‘njerëzit e gabuar’….Mos prit të shpallen të pafajshēm për t’i dashur përsëri! Duke e mohuar të kaluarën (me heshtje), nuk rikrijohesh.Harrohesh!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close