fbpx
Lajme

Thellohet skandali i Martin Berishajt në Slloveni: Përfshihet rrethi i Albin Kurtit dhe BIA serbe

Skandali financiar i ambasadorit Martin Berishaj ka tronditur opinionin politik në disa shtete, por më së rëndi në Kosovë dhe Slloveni. Edhe më tronditëse ishte mbrojtja që i kanë bërë akterët kryesorë të pushtetit në vendin tonë. Por, së fundi një gazetar slloven ka publikuar pretendime shqetësuese që imlikojnë ‘rrethin’ (njerëzit e afërt) e kryeministrit Albin Kurti dhe BIA-n famëkeqe serbe. Për çka bëhet fjalë? 

Kësaj radhe, raportimi është bërë nga mediumi slloven Pozhareport dhe duket se e thellon edhe më shumë skandalin financiar në të cilin është përfshirë ambasadori Martin Berishaj. 

Por, për më keq në këtë raportim të ri përmendet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

“Detaje të reja nga hetimi i Golob (kryeministri slloven) dhe i GEN-it: Një pjesë e parave duhej të shkonte në Kosovë, për Kurtin.” – nis raportimi shqetësues. 

Afera e Martin Berishajt kishte shpërthyer mu në kohën kur po mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Slloveni gjatë muajit prll – por megjithatë po dëshmohet vazhdimisht se nuk kanë qenë thjesht një flluskë në fushatën elektorale të atëhershme, raporton ky medium. 

Ministrja

Tatjana Bobnar ishte emëruar ministre e Punëve të Brendshme nga kryeministri i ri Robert Golob më 1 qershor të këtij viti. Golob – ashtu si ambasadori ynë Martin Berishaj – është në qendër të këtij superskandali. 

Por, ministrja Bobnar kishte dhënë dorëheqje disa ditë më parë. Mediat kishin raportuar se raportet e ministres me kryeministrin kishin qenë shumë të këqija kohët e fundit. Bobnar kishte thënë që “politika duhej të ndalonte jashtë dyerve të policisë” duke nënkuptuar se kryeministri Golob dhe shefi i tij – që mbështetej edhe nga Kurti – po kërkonte të bënte emërime politike.

“Burime jozyrtare kanë nënkuptuar që komentet e Bobnarit për interferencën politike (të kryeministrit) ishin një hap larg për Golobin.” – shkruante Euractiv.

Dhe, pikërisht Bobnar – ish zyrtare policore 53 vjeçare – sipas mediave sllovene del të jetë në qendër të zbulimeve të reja që prekin edhe Kosovën. 

“I gjithë dokumentacioni policor i lidhur me hetimin thuhet të jetë dorëzuar te Zyra e Prokurorit të Shtetit nga ana e Ministres së Punëve të Brenshme, Tatjana Bobnar,” – ka shkruar mediumi slloven.

Burimet i kanë thënë kësaj gazete se kryeministri slloven do ta kishte shumë të vështirë që ta ndalonte këtë hetim, edhe nëse “do të zëvendësonte gjysmën e policisë”

Kurti 

Sipas asaj që raportohet nga gazeta Pozareport, një pjesë e parave nga GEN-i në Beograd kishin shkuar në Kosovë gjatë asaj kohe, më saktë te “rrethi i kryeministrit Albin Kurti, për të cilën gjë, shërbimi i inteligjencës serbe BIA thuhet ta ketë ditur.”

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla dhe figura tjera kyçe të pushtetit në Kosovë e kanë mbrojtur në mënyrë mjaft të çuditshme ambasadorin Martin Berishaj për skandalin em adh financiar të tij.

Nacionale kishte raportuar më herët se si ishin hapur hetime nga Prokuroria për mos-deklarim pasurie nga ana e Martin Berishajt. 

Në këtë skandal financiar raportohet të kenë qenë rreth gjysmë milioni euro në kesh, të cilat ishin tërhequr nga ana e tij. Berishaj i kishte mohuar përgjithësisht akuzat, duke shqyrtuar edhe padinë ndaj televizionit slloven Planet TV, por megjithatë pa u marrë specifikisht me akuzat që rëndonin mbi të. 

Berishaj ishte zbuluar përmes kompanisë së tij MB Consulting se kishte marrë para nga dega e GEN-it në Beograd. 

Deri tash nuk ka pasur asnjë reagim për këtë thellim skandali nga ana e njerëzve të pushtetit e i cili është publikuar dy ditë më parë. 

Bojan Pozhar që ka themeluar mediumin ku janë raportuar detajet e fundit është shumë i njohur në Slloveni. Ai kishte botuar edhe një libër për ish Zonjën e Parë të ShBA-ve, znj. Melania Trump e të titulluar “”Trump – Rrëfimi i brendshëm: Nga fshati komunist slloven te Shtëpia e Bardhë.”

Skandali i raportuar në prill: 

“Pronari i MB Consulting dhe i punësuari i vetëm i kësaj kompanie është Martin Berishaj. Ai u ka thënë autoriteteve tatimore në Mal të Zi që arsyeja përse i ka tërhequr paratë kesh kishte të bënte me një marrëveshje që ai e kishte me kompaninë e tij”, thotë media sllovene në prill, duke treguar që Berishaj i ka tërhequr rreth 200 mijë euro nga llogaria personale dhe rreth 320 mijë të tjera i ka tërhequr si profit nga llogaria e biznesit.

Kjo kompani ishte hapur nga ana e Martin Berishajt vetëm dhjetë ditë përpara se të bëhej pagesa e parë nga kompanie GEN-i në Beograd.

Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.

Z. Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Kurti. Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV-së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar. Një raport i tillë i ishte shpërblyer pa humbur kohë, duke e emëruar ambasador të Kosovës në Kroaci.

Shpërndaje:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close