fbpx
Lajme

Ish kryeministri slloven Janez Jansha rishpërndan detajet e fundit për skandalin ku është i përfshirë Martin Berishaj

Ish kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, duket se po ndjek me vëmendje detajet e fundit të skandalit financiar në vendin e tij, ku është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gjatë ditës së sotme, Nacionale përcolli raportimet e fundit nga mediat sllovene që jepnin detaje të fundit dhe mjaft shqetësuese nga skandali financiar i ambasadorit Martin Berishaj.

Mes tyre, tregohej se një pjesë e parave nga GEN-i serb kishte përfunduar në duart e ‘rrethit’ të kryeministrit Albin Kurti, dhe se për këto transaksione kishte pasur dijeni edhe shërbimi sekret famëkeq serb BIA.

Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë për të adresuar këto pretendime të fundit, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër, ish kryeministri slloven Janez Jansha ka bërë një grumbull rishpërndarjes në llogarinë e tij në Twitter.

Aty ai shpërndau lajmin për njeriun që kishte zëvendësuar hetuesit që po hetonin kryeministrin Golob dhe transaksionet e GEN-it serb.

Po ashtu, e kishte shpërndarë edhe një raportim më të përgjithshëm ku detajohej mënyra se si besohet që kishte ndodhur ky skandal financiar përmes Martin Berishajt.

Duhet thënë që z. Berishaj raportohet të ketë pasur lidhje shoqërore me ish kryeministrin Jansha, dhe një gjë e tillë duket mjaft e çuditshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close