fbpx
Lajme

I burgosuri politik: Si ma propozoi Mujë Krasniqi – Rexhep Selimin, nuk i respektova procedurat

Shkruan: Haki Morina / i burgosur politik dhe veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare

Se kam menduar të më vinte puna të bëjë shkrim të veçantë për Rexhep Selimin. E di që disa militantë të partisë (PDK) nuk do të ndjehen të lumtur, por ata duhet ta kuptojnë që Rexhep Selimi nuk është prapa grilave të burgut për shkak të veprimtarisë në VV, por është në burg për shkak se ishte njëri nga drejtuesit e spikatur të luftën çlirimtare.

Përveç kauzës, dmth interesit të mbrojtjes së luftës sonë, si luftë e drejtë, unë kam edhe arsye personale për të folur, e për të shkruar për Rexhep Selmin. Kam arsye eshe personale, sepse me Rexhep Selimin u njoha në një periudhë shumë aktive të veprimtarisë sime.Gjatë përpjekjeve të përditshme, për të krijuar sa më shumë këshilla popullor të Lpk-së, dhe për të shtuar numrin e anëtarëve të saj,, unë e takova me Rexhep Selimin në odën e Mujë Krasniqit.LPRK në atë kohë “ndryshimesh” politike po përjetonte edhe krizë organizative. Kjo më motivonte edhe më shumë që të angazhohesha me krjet fuqinë, edhe pse në kushte të vështira.

Merre me mendë, përderisa kryetari i Degës së Ldk-së kishte makinë luksoze dhe për pak minuta mund të udhëtonte nga fshati në fshat, mua më duhej të eci këmbë me orë të tëra, duke vepruar në kuadër të një organizate të ndaluar, për ta kapur kohën dhe për të realizuar qëllimin. Pasi në atë kohë, pra në vitin 1991 isha drejtues politik i kësaj organizate për rrethin e Klinës, bashkëveprimtari im Mujë Krasniqi, që në takimin e parë ma propozoj nipin e tij Rexhep Selimit për antarë të organizatës.Ishte hera e parë që nuk veprova sipas procedurës së anëtarësimit sepse nuk dyshoja fare, për shkak se e dija që Muja nuk bënte çfardo propozimi.Pranova menjëherë propozimin dhe pas një ore dolëm së bashku për të kërkuar shokë të rinjë.

Më kujtohet që na propozoj fshatin Siqevë ku ai kishte njohje dhe mund të kishim sukses. Dhe u nisëm menjherë… E tregova këtë histori, për ta nxjerrë në pah karakterin praktik dhe aksionist të këtij veprimtari, që pak vite më vonë, do të bëhej njëri nga figurat më të rëndësishme të UÇK-së.Siç e dini, pak më vonë filluan ndjekjet policore ndaj meje. Ndjekjet ndaj meje ishin të pashmangshme, jo vetëm pse quhesha ish i burgosur politik, se të burgosur politik kishte edhe të tjerë, por edhe si njeri që isha përjashtuar nga LDK-ja, për shkak të qëndrimeve të mija të kundërta, në lidhje me luftën…E lëvizjet e mia natyrisht se binin në sy. Që të mos e zgjas, Rexhep Selimi vazhdoj aktivitetin në Kosovë, së bashku me shokët tjerë duke dhënë kontributin e tij historik në krijimin dhe zhvillimin e Lëvizjes çlirimtare që mori emrin UÇK.

Unë nuk mund të them se gjatë aktivitetit të gjatë dhe të rëndë, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadi Veseli etj, nuk kanë bërë asnjë gabim, por mund të them se ata nuk janë burgosur për gabimet e tyre. As për gabimet para luftës, as gjatë luftës, e as të pas luftës.

Ata ishin njerëz, dhe mund të bënin gabime.Por një gjë duher ditur nga çdo shqitar. Ata janë burgosur sepse ishin në krye të UÇK-së.Rexhe Selimit ja uroj ditëlindjen duke i dëshiruar shëndet dhe lirim sa më të shpejtë nga arresti i padrejtë ku po qëndron me të akuzuarit tjerë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close