fbpx
Lajme

Trump i ka dhënë Edi Ramës lajmin pozitiv se ai ka miratuar ngritjen e bazës së Kuçovës (Mësoni prapaskenat)

Kur një vit më parë, e para anëtare e qeverisë “Rama”, përkatësisht ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pritej nga një anëtar i kabinetit të Donald Trump, Sekretari i Mbrojtjes, Gjenerali James Matis kishte në dosje një raport të hollësishëm për dy baza që formalisht Tirana i kishte ofruar SHBA për bazë të NATO-s, pasi prej vitesh ka qenë vetë Aleanca Atlantike që ka planifikuar një plan të ri operacional.

Një vit më pare, kërkesa e qeverisë shqiptare duket se hasi në një gati mohim të administratës Trump, pasi presidenti aktual ka vendosur për të mos shpenzuar para kot për aleatët.

Por gjenerali Matis, i cili është i vetmi anëtar i kabinetit që ka të drejtën e vetos ndaj Presidentit multimiliarder të SHBA-së, ka dorëzuar një plan të ri gjeostrategjik, i cili bënte të ditur se baza amerikane e Bondsteel në Kosovë është kthyer gati në një kazermë e padobishme, si për kushtet e vendodhjes por edhe nga veprimi agresiv i së ashtuquajturës bazë humanitare ruse në Nish.

Siç mësohet nga burime diplomatike, plani amerikan parashikon që NATO të ndërtojë dy baza të reja operative dhe të nivelit “special” në Shqipëri dhe Mal të Zi; njëra ajrore dhe tjetra detare.

Logjika është që amerikanët të veprojnë në raste të jashtëzakonshme pa problemin e mungesës së konsensusit nga aleatët evropianë, por më e rëndësishme është siguria operative e këtyre dy bazave.

Ekspertët e Pentagonit kanë individuar dy baza të kohës së Luftës së Ftohtë si të përshtatshme për strategjinë e re; njëra është Kuçova, kurse tjetra është baza e Tivatit në Mal të Zi.

Qëllimi politik i ndërtimit të dy bazave të reja, në mënyrë të veçantë e Kuçovës, është që amerikanët të kenë një pavarësi veprimi në rast operacionesh në rajonin e Mesdheut, por edhe në Lindjen e Mesme.

Përveç aspektit operacional me fluturime avionësh dhe helikopterësh, baza e Kuçovës do të jetë një shërbim sekret në kuptimin e plotë të fjalës, që të krijojë kriptimin dhe bërjen nul të bazës ruse në Nish. Pra të neutralizojë efektin që rusët kanë sjellë në Bondsteel.

Fjala më e fundit e luftës elektronike pritet të zbatohet në bazën e Kuçovës, e cila nga ana logjistike është mjaft e përshtatshme për një “luftë” me rusët, pasi nga Enver Hoxha u ndërtua e tillë, për të siguruar një mbrojtje ajrore të pavarur.

Vetë gjenerali Matis, kur ka lexuar dosjen “Kuçova” mësohet se është bindur menjëherë dhe ka takuar urgjentisht ministren Olta Xhaçka në samitin e ministrave të NATO-s dhe aty i ka dorëzuar ftesën zyrtare për të vizituar Pentagonin.

Dhe takimi në Arlington mes dy ministrave të Mbrojtjes ka qenë akulli më i madh i thyer mes administratës Trump dhe qeverisë së Edi Ramës.

Madje mësohet se gjatë takimit të tyre në Samitin e krerëve të shteteve të NATO-s në Bruksel, Trump i ka dhënë Edi Ramës lajmin pozitiv se ai ka miratuar ngritjen e bazës së Kuçovës.

Aty mësohet se Rama ka “fluturuar” nga gëzimi, pasi ky lajm përbën një lëvizje kyç për çdo qeveri që merr pjesë në një aleancë strategjike.

Në ambientet diplomatike po flitet gjithnjë e më shumë për operacione të NATO-s ndaj bazave që forcat e Brigadës ndërkombëtare të Gardës Revolucionare iraniane kanë në Mesdhe por edhe në lindjen e Mesme.

Nëse amerikanët vendosin të ndëshkojnë regjimin e Teheranit, dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë një manovër, ajo nuk do të sulmojë Iranin si vend por investimet e regjimit jashtë vendit, pra bazat ushtarake dhe ato të shërbimeve sekrete.

Amerikanët mendojnë se në Ballkan Irani ka shumë përhapje, sidomos në Maqedoni e Kosovë, ndaj dhe nuk është lënë Bondsteel-i si një vend i përshtatshëm për këto operacione. /Mapo.al

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close