Universiteti “Kadri Zeka” ka financa për mobile të zyreve, por jo edhe për pelerina dhe bursa dinjitoze për studentët (DOKUMENT)
Me datë 26 tetor 2018, është mbajtur ceremonia e diplomimit për studentët e Universitetit “Kadri Zeka”. Rektori i këtij Universiteti z. Bajram Kosumi, gjatë fjalimit të tij në një moment shprehet se “ne kemi 130 pelerina, por nuk e kemi pritë që këtë vit do të diplomojnë 300 studentë, por kaq ka qenë Buxheti ynë…”. Si ka mundësi që studentët pothuajse të gjithë kanë diplomuar në afatin e qershorit dhe shtatorit, dhe rektori nuk ka njohuri edhe pas 2 muajsh për numrin e diplomuar të studentëve. Hipokrizia e rradhës qëndron në faktin se më shumë se gjysma e studentëve të diplomuar ceremoninë e diplomimit e kanë finalizuar pa pelerinë, apo siq njihet ndryshe edhe si veshje simbol për studentët. Arsyetimi siç ndëgjohet në video janë financat.
Parlamenti Studentor, me datë 20 tetor 2018 i ka dërguar një letër në formë të kërkesës Këshillit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka”, ku i kanë specifikuar qartazi kërkesat e tyre. Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka”, vitin e kaluar ju kanë premtuar studentëve se nëse lejohet të transferohen financat nga mallrat dhe shërbimet tek subvencionet, atëherë shuma për bursa do të rritet nga 20.000 në 30.000 euro. Shumë është lejuar të transferohet sipas Parlamentit Studentor, por gjatë mbledhjes së Senatit, atyre u është bërë me dije se për bursa i kanë ndarë vetëm 23.000 euro dhe jo 30.000 siç ka qenë e premtuar dhe planifikuar. Ende nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar 7.000 euro.
Pavarësisht këtyre problemeve, me datë 9 nëntor, 13 ditë pas ceremonisë së diplomimit, Universiteti “Kadri Zeka”, ka shpallur tender në vlerë prej 30.000 euro për mobile të zyreve. Siç shihet Menaxhmenti i Universiteti “Kadri Zeka” më primare e kanë luksin e tyre, se sa çështjet elementare të cilat i preukopojnë studentët.
Gjithashtu redaksia jonë është duke i hulumtuar edhe disa çështje të tjera të cilat ndërlidhen me shpenzimet e zyrtarëve të Universitetit. “Pas publikimit të disa faturave në të ardhmën, shumëkush do të befasohet me shumat të cilat janë përdorur për dreka e darka, udhëtime, mëditje e punëtori”. /epilogu/