fbpx
Lajme

Ushtaraku britanik tregon për momentin e “Luftës së Tretë Botërore” në Aeroportin e Prishtinës

Bashkë me Ditën e Çlirimit, 12 qershorin, shumë ushtarë të trupave të NATO-s rrëfejnë momentet kur shkelën për herë të parë tokën e Kosovës. Pak para trupave të NATO-s, në Kosovë kishin hyrë trupat ruse. Kjo për pak shkaktoi përplasje të armatosur që për shumë kë mund të eskalonte në një luftë të përgjithshme botërore.

Njëri ndër ushtarët e parë të NATO-s që është futur në Kosovë, nënkoloneli britanik dhe këshilltari i komandantit të FSK-së, Martin Browning, në një rrëfim për “Radio Prishtina”, ka treguar përjetimet e tij që nga momenti kur shkeli në Kosovë e deri në përballjen me trupat ruse në Aeroportin e Prishtinës.
Ushtaraku britanik tregon për momentin e “Luftës së Tretë Botërore” në Aeroportin e Prishtinës
Browning rrëfen se në momentin që janë futur në Kosovë kanë hasur në trupa të armatosura.

“Është vështirë ta kujtoj, ka kaluar shumë kohë. Unë e kam kaluar kufirin në Kosovë shumë herët në mëngjes dhe jam lëshuar në Kaçanik në një fushë ku kam takuar elemente të ushtrisë jugosllave. Ata kanë qenë malazezë. Me ta kemi shkëmbyer cigare dhe kanë thënë se po largohen dhe janë treguar miqësorë. Ne kemi qenë pjesë e trupave komando dhe jemi një ndër njësitë e para që kemi hyrë në Kosovë”, kështu e fillon rrëfimin nënkoloneli britanik.

Pas avancimit tokësor të NATO-s, në rend ishte marrja e një ndër pikëve më strategjike në Kosovë, Aeroporti i Prishtinës. Ushtria ruse tashmë kishte marrë nën kontroll tërë aeroportin, por jo pa rënë në sy.

Nënkoloneli Browning thotë se ushtarët e inteligjencës britanike një ditë më herët i kishin parë trupat ruse duke hyrë në aeroport.

Me t’u futur brenda aeroportit, do të niste ngjarja që sipas tij mund të ishte më e rëndësishmja në 100 vjetët e fundit. Armët ishin bërë gati, mungonte vetëm një shkëndijë për t’u bërë dëshmitarë ndoshta të një lufte botërore.

“Kur jemi afruar në Aeroport, komandanti i Batalionit ka qëndruar jashtë për shkak se e ka ditur se dikush është brenda terminalit në Aeroport. Më pas jemi takuar me trupat ruse dhe kemi tentuar ta relaksojmë situatën duke përmendur fjalë ruse, por kjo nuk ka pasur efekt. Pas bisedës me ta, gjenerali nuk i ka bindur ata të largohen. Më pas ai e ka thyer barrierën e vendosur nga rusët me veturën e tij. Rusët pastaj i kanë drejtuar armët kundër ushtarëve britanikë”, tregon Browning në “Radio Prishtina”.

Në pikën më kritike të kësaj ngjarjeje, me humor ai thotë se “dueli meksikan ishte gati”, të dyja palët kishin armët e drejtuara ndaj njëri-tjetrit.

“Ka qenë moment i frikshëm por edhe surreal sepse mund të ishim dyshimtarë të ngjarjes më të rëndësishme në 100 vjetët e fundit. Luftës së Tretë Botërore. Ne kemi pasur armë më të avancuara se rusët, por kemi vendosur të largohemi pak më larg se ku ishim”, rrëfen ai.

Ndërsa sa i përket konspiracioneve se rusët ishin futur në aeroport për të zhdukur armët që i kishin fshehur aty, nënkoloneli Browning thotë se ka dëgjuar për këtë, por sipas tij, më logjike është që një ushtri të marrë vendin nga ku fluturojnë aeroplanët sesa ajo teoria e parë.

Martin Browning me ekipin e tij kanë pastruar shumë zona të banuara që kanë qenë të minuara.

Poashtu kanë ndërtuar shumë kampe ku kanë qëndruar shqiptarët e Kosovës për shkak se u ishin shkatërruar e djegur shtëpitë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close