fbpx
Lajme

Gazeta Express: Fillon lufta speciale në Vetëvendosje – lexoni këto biseda të dyshimta në Viber

Gjatë gjithë mbrëmjes në Facebook po qarkullon një listë bisedash në Viber në mes të Dukagjin Goranit, Dardan Molliqajt, Dardan Sejdiut dhe Faton Topallit. Express ka provuar të flasë me ta, por nuk ka arritur. Duket sheshazi se bisedat janë thjeshte montazh, për ta luftuar Molliqajn nga krahu i Kurtit.

Një luftë speciale tashmë ka nisur në Vetëvendosje, pas daljes në publik të bisedës në Viber, ku deputetja Aida Dërguti e ka quajtur “mut” Albin Kurtin.

Tash në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë biseda të ndryshme të Viber mes njerëzve të tjerë të Vetëvendosjes.

Sonte nëpër Facebook kanë dalë disa biseda, ku si protagonist janë Dukagjin Gorani, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu dhe Faton Topalli.

Në këto biseda flitet për disa takime që ka bërë Molliqaj në Tiranë dhe ndikimin e kësaj dege në Kosovë. Aty përdoren edhe disa fjalë fyese.

Por, dyshimi mbi krejt këto publikime është se a janë reale apo të montuara.

Gazeta Express për te kuptuar të vërtetën e këtyre bisedave dhe për të marrë komente të këtyre protagonistëve, ka provuar të marrë edhe përgjigje nga ta. Por, asnjëri nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetës, e as mesazheve.

Hasan S Zeneli, i cili i ka bërë publike në profilin e tij në Facebook këto biseda, është një personazh i njohur për publikun. Ai më herët pati publikuar disa informacione kinse, deputeti i PDK’së, Nait Hasani, e kishte qitur në pritë Zahir Pajazitin.

Gazeta Express sjell krejt këto biseda që janë publikuar  në Facebook:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close