fbpx
Lajme

Ushtari i Batalionit të Atlantikut: Traktatin e Paqes e kishte propozuar Hajredin Kuqi para Kurtit

Shkruan Uk Lushi:

Një koment i shkurtë mbi takimin Albin Kurti- Aleksandar Vučić sot në BrukselVeprimet e Serbisë në takim s’ja vlen as të komentohen sepse me Serbinë duhet ulur seriozisht kur ajo pranon të flitet për njohjen e Kosovës anëtare e OKB-së, pranon të vlerësohen e paguhen nga Serbia dëmet për vrasjet e civilëve, dhunimin e grave dhe dëmet materiale dhe poashtu tregon se ku gjenden eshtrat e të zhdukurve të luftës.Por propozimet e KM tonë Kurti nuk arrita ta kuptoj pse janë bërë publike dhe si do të ndihmojnë atë apo Kosovën në dialog!

1) CEFTA dhe SEFTA.SEFTA, si e propozon Kurti, duket të jetë vetëm një karrocë që vihet para kalit. Si? Kosova duhet të pranohet njëherë shtet që të mund të bëjë marrëveshje sipas modelit EFTA-EEA.Në vend se KM Kurti të humbë kohë me projekte ku qerrja vihet para kalit, pra projekte që nuk janë të realizueshme, KM Kurti dhe Kosova mund të bëjnë diçka tjetër: Kosova duhet të zëvendësojë UNMIK-un si palë përfaqësuese në CEFTA. Kjo mund arrihet edhe në një veprim bilateral me OKB-në por, nëse e nevojshme, edhe unilateral duke angazhuar Kuvendin e Kosovës i cili me shumicë parlamentare e largon UNMIK-un si palë në CEFTA dhe e vendos aty qeverinë/shtetin e Kosovës. UNMIK ka bartur ingjernecat te Kosova në gati të gjitha fushat. Kjo mund të bëhet edhe në CEFTA.

2) Marrëveshja e përbashkët e paqes Serbi-KosovëKëtë ide për Traktatin e Paqes Kosovë-Serbi e ka thënë më përpara edhe qeveria Thaçi përmes Hajredin Kuqit. Është ide formale që mandej ka hapur paralelen Republika Federale Gjermane- Republika Demokratike Gjermane. Kosova dhe Serbia nuk mund kurrë të jenë dy Gjermanitë, por janë si Izraeli dhe Gjermania. Kosova është Izraeli, Serbia si Gjermania e Hitlerit. Traktati më i mirë i paqes për Kosovën dhe Serbinë është njohja reciproke. Nuk duhet humbur leverixh me tema formale që Serbia mund t’i shfytëzojë si pika negociuse se gjoja po lëshon pe në diçka që nuk ka vlerë intrinsike.

3) PakicatNëse Kosova njihet nga Serbia në kornizën e tashme ajo nuk do të ketë avantazh për pakicat sepse Plani i Ahtisarit është pranuar nga Kosova dhe është detyrim unilateral. Nëse nuk përcaktohen pozicionet e pakicës shqiptare në Serbi paraprakisht ujdisë finale, Kosova dhe shqiptarët në Serbi nuk mund përdorojnë krejt peshën si nëse pakicat shqiptare dhe boshnjake në Serbi bëhen pjesë e procesit tash. Në fund të fundit, Kurti vetë deri më tash vazhdimisht ka kërkuar ekuivalentim të të drejtave dhe statusit të pakicës serbe në Kosovë me të drejtat dhe statusin e shqiptarëve në Serbi.

4) Çështja e të pagjeturvePo Angjelkovic dhe Odaloviq kanë qenë aparatçikë të Serbisë dhe ekzekutuesë të programeve të bartjes dhe zhdukjes së kufomave të shqiptarëve, por ata janë vetëm hallka në zingjirin komandues dhe Kosova nuk duhet të ulë kërkimin e përgjegjësisë në vartës, porse duhet të kërkojë përgjegjësinë kriminale (penale), civile dhe politike direkt nga krerët dhe komanaduesit e hierarkisë shtetërore të Serbisë.Rishprehem edhe një herë, si shumë hera përpara, që KM Kurti, qeveria dhe Kosova duhet të krijojnë një EKIP të Kosovës ku duhet të futen edhe opozita dhe njerëz që kanë dijen, guximin dhe vendosmërinë të mbyllim punët me Serbinë. Ky determinim yni do të lëvizë edhe Washingtonin zyrtar të rrisë nivelin e përfshierjes dhe Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së deri më 2025. Taktizimet nuk janë strategji.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close