fbpx
Lajme

UNMIK e përjashtoi nga policia Naim Miftarin, ky i lutej Thaçit, por ai nuk e njihte dhe s’merrej me të

Pas Nazim Bllacës – agjentit të konfirmuar të UDB-së, doli në skenë Naim Miftari. Ai kishte synuar të rikthehet në pozitën e tij në policinë e Kosovës ku UNMIK e cila kishte kompetenca ekzekutive e kishte përjashtuar nga forcat e policisë. Poashtu, kishte synuar të bënte tregti me naftë, por edhe këtu kishte dështuar. Për të dy punët, ai i kishte shkruar letër Kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçit, por ai e kishte injoruar tërësisht.

Pasi nuk arriti t’i realizoi synimet e tij, ai si person pa kredibilitet filloi të orkestroi e të shpifë ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Poashtu, gjatë një procesi gjyqësor në EULEX, siq raportonte mediumi koha, dëshmitari C kundër Grupit Drenica, kishte treguar se deklaratën kundër Grupit Drenica nuk e kishte dhënë ai, por Naim Miftari e orkestroi atë, dhe ky vetëm e kishte nënshkruar.

Kadri Veseli, kishte deklaruar atë kohë se ““është për të ardhur turp kur i dëgjon Nazim Bllacen dhe Naim Miftarin, këta bastardë vendor dhe shërbëtor të huaj. Nga niveli i tyre, stili i të shprehurit kuptojmë se pas tyre qëndron vet UDB-a! Me vjen keq po ashtu, për një shtresë të caktuar shoqërore që kanë rënë pre e këtyre bastardeve shpirtshitur!”, kishte shkruar Kadri Veseli. Ai e kishte mohuar kategorikisht se ata ishin pjesë e SHIK-ut”.

Këto janë disa pjesë nga letra e Naim Miftarit dërguar Ish Kryeministrit Hashim Thaçi atë kohë;

“I nderuari z,Kryeministër i Republikës së Kosovë z.Hashim Thaçi. Quhem Naim Miftari, i lindur me 01.05.1967, kam dy çështje ti spjegojë. E para ka të bëjë me rastin tim i punësuar si polic i SHPK-së, por gjatë vitit 2000-2001, jam larguar në mënyrë të padrejtë juridike morale nga UNMIK-u, apo nga ndonjë shërbim sekret i një shteti që kanë tentuar të më blejnë siç i kanë blerë disa të tjerë. Si kryeministër që jeni dhe ish lider i UÇK-së, do të ishte mirë të ma bëni të mundshme të paraqitem para një komisioni hetues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sepse jam i vetmi polic i pushuar nga puna nga UNMIK-u, të cilit nuk i’u ka lejuar kurrë të paraqitet para komisionit hetues. 

Më tutje, Naim Miftari, si një manipulant i naftës provoi ta mashtroi Kryeministrin por ky i fundit absolutisht nuk u bë pjesë e pazareve të tij, sepse edhe më herët e kishin lajmëruar UNMIK-un se ai po e keqpërdorë emrin e SHIK-ut për biznes të naftës.

Ja pjesa tjetër e letrës “Pasi u suspendova nga puna, fillova të mirrem me një biznes privat.Kisha lidhje me INA Zagreb në Kroaci pasi që isha pjestarë i njësive të posaqme Kroate gjatë luftës Kroate Serbe.
Disa nga ish pjestarët e Ushtrisë Kroate në atë kohë ishin duke ardhur në pushtet. INA më dha një ide si partnerë strategjik të Kosovës për derivate të naftës ta zgjedhin kroacinë pasi që nuk kishin interesa pushtuese apo ndonjë interes tjetër ndaj Kosovës


Unë kam besim te ju dhe në drejtësinë e Republikës së Kosovës por nuk kam besim në këta njerëz. Është në interes të Kosovës që të zgjidhen këto dy probleme, pasi që ju jeni Kryeministër dhe ish lider i UÇK-së…” kishte përfunduar letrën Naim Miftari.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close