Lajme
Ushtari i UÇK-së: Në 1994, Kraja i dorëzoi 15 djem në policinë serbe ku u malltretuan pastaj
Veterani i UÇK-së Abdurrahman Nazifi ka reaguar ashpër pas publikimit të pamfletit anti-shqiptar të Kreut të ASHAK z. Mehmet Kraja.
Në linjën e Heroit Fehmi Lladrovci ai e ka quajtur bashkëpunëtor të UDB-së z. Mehmet Kraja.
Fehmi Lladrovci e kishte quajtur Mehmet Krajën në vitin 1996 njeri të sigurt të Beogradit. Poashtu, ish shefi i analitikës në UDB ka treguar se listat e UÇK-së në vitin 1991 i kanë gjetur përmes Mehmet Krajës. Njësoj edhe Nafi Cegrani, një shqiptar që e ka pranuar se ka punuar për UDB-në, ka thënë se Mehmet Kraja iu shit falas UDB-së.
Në një koment në facebook, Abdurrahman Nazifi ka treguar se Mehmet Kraja në vitin 1994 i ka dërguar në gjyqin e Millosheviqit 15 djem.
Sipas ushtarit të UÇK-së këta djem ishin malltretuar.