fbpx
Lajme

Historia e patreguar për shqiptarët fisnikë, si i shpëtuan hebrenjtë nga HOLOKAUSTI! Ç’bëri Mihali 17-vjeçar për jetët e familjeve

Sot më 27 janar në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit kur përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste ne sjellim në vëmendje një pjesëz nga “Historia e patreguar e Fisnikëve Shqipëtar të cilët i shpëtuan hebrejte nga Holokausti” me autor Harvey Sarner.

Shqipëria është i vetmi vend i pushtuar nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore ku hebrejtë nuk u vranë. Fatkeqësisht, bujaria dhe heroizmi i popullit shqiptar nuk është njohur dhe propoganduar sa e si duhet por në këto copëza rrëfimesh do mund të njiheni me disa histori tejet interesante:

Ne vitin 1991, siç shkruante edhe Mal Berisha shumica e bashkësisë hebreje u vendos në Izrael. Atasollën me vete dokumente të cilat tregonin se si shqiptarët i kishin shpëtuar duke rrezikuar veten e tyre e që pikërisht ky akt i madh unik, njerzor duhej të gëzonte nderin që i takonte.

“…Mihal Lekatari, ne vitin 1942 refugjatë hebrej të liruar nga burgjet italiane u dërguan në Kavajë. Familjet hebreje nuk kishin pasaporta shqiptare gjë që përbënte një problem serioz. Mihal Lekatari, një djalë ortodoks 17 vjeçar e kuptonte rrezikun që u kanosuj atyre familjeve. Nje mëngjes heret, ai u armatos dhe shkoi tek posta e policise pasi pandehte se nuk do të gjente njeri në punë aq heret por u befasua kur gjeti aty një sekretar. Megjithatë, falë guximit që e karakterizonte, i mori të gjitha kartat e identitetit, rreth 50 copë, dhe e porositi sekretarin të mos fliste nëse e donte veten dhe familjen. Refik Veseli me shokë të tjerë i siguruan fotografitë e nevojshme për pasaportat por prapëseprapë ato nuk mund të përdoreshin pasi nuk kishin as vula të njoma as të thata. Mihali iu kthye edhe një herë postës së policisë dhe i siguroi ato. Kur ndodhi kjo, Mihali ishte nxënës në shkollën pedagogjike. Përse e beri ai këtë veprim? Përgjigja e tij vjen gati një gjysmë shekulli më vonë: Nuk ka arësye fetare që më shtynë ta beja këtë. Unë u përpoqa t’ i shpëtoja ata njerëz pasi ishin në situatë tmerrësisht të rrezikshme. Për mua s’kishte asnjë rëndësi se çfarë feje apo kombësie kishin. Ne i deshëm ata njerëz. Mirënjohja që shfaqin ndaj meje më bën të lumtur. Ky është shpërblimi më i madh. Një prej përdoruesve të këtyre dokumenteve fallse e ruan edhe sot e kësaj dite fotografinë e cila i ishte bashkëngjitur “kartes” së tij dhe e quan atë si dhuratën më të çmuar e më të bukur që ka marrë ndonjëherë. Ai e përqafon Mihalin dhe i thote: “Flori, Ju, familja juaj dhe tërë populli shqipëtar jeni flori i pastër.” Nuk është për tu çuditur pse hebrejtë shpëtuan nga treni i vdekjes. Njerëz si Mihali e bënë këtë. Ai tanimë është nderuar me titullin Fisnik.

-Besim e Aishe Kadiu, gjate pranverës dhe verës së vitit 1944, që ishte edhe koha më e rrezikshme, familja Kadiu i hapi derën dhe e strehoi një familje hebreje.

– Shyqyri Myrto, fshehu Josef Jakoelin dhe motrën e tij Eriketa nga marsi deri në nëntor 1944. Pesëdhjetë vjet me vonë, duke ndenjur në një dhomë të rehatshme në Izrael, Shyqyriu, tani tetëdhjetë vjeç me një beretë të vjetër në kokë, i mbështetur tek shkopi i tij dëgjonte tregimet e vajzës së Josef Jakoelit se si i kishte shpëtuar babai. “Në kulmin e terrorit gjerman ai i dërgoi babain dhe hallën nga një shtëpi në tjetrën, nga një oborr tek tjetri, nën hundën e nazistëve të cilët gjuanin për hebrej deri sa gjeti një vend të sigurtë për ta.” Sytë e saj shkëlqenin nga admirimi për burrin që e nxori babain dhe hallën e saj nga kthetrat e sigurta të vdekjes. Ne e pyetëm se përse i kishin bërë këto gjeste kaq fisnike dhe Shyqyriu thote : “Ndoshta ju mendoni se ne e bëmë këtë për humanizëm. Feja jonë muslimane na mëson që të ndihmojmë gjithkënd që është në pozitë të vështirë ose në rrezik…

-Toli dhe Todi nga Kavaja, strehuan Jozef Adixhedin…

…Pas luftës, shqiptarët jetuan në një shtet policor i cili i kufizonte liritë për të gjithë shqiptarët, rrjedhimisht edhe për hebrejtë. Ishte e rrezikshme të flisnje gjuhë të huaj, të lexoje libra të ndaluara, të shprehje opinione të caktuara, të dëgjoje radio apo të shikoje programe televizionesh të huaja…

… nxjerre nga “Shpetimi – Historia e patreguar e Fisnikëve Shqipëtar të cilët i shpëtuan hebrejte nga Holokausti “ (Harvey Sarner)

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close