fbpx
Lajme

“Fatmir Haklaj kishte marrëveshje me Ahmet Krasniqin për armët”

Ish Komandanti i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, me anë të një letre të gjatë i është kundërpërgjigjur Gjeneralit Kudusi Lame, i cili ka deklaruar se FARK ishte një bandë e rrezikshme.

Hoxha në këtë letër, ia ka kujtuar gjeneralit Lame veprimtarinë e UÇK-së, duke thënë pavarësisht dallimeve politike, kur bëhej fjalë për Kosovën dhe luftën e UÇK-së, luftëtarët kanë qenë gjithmonë unik.

Hoxha ia ka kujtuar Lames mënyrën se si ishte bërë i pasur pas takimit me Azem Sylën e Xhavit Halitin.

Sipas Hoxhës, Gjeneral Lame ishte politizuar dhe klanuar në mënyrë të shpejt, derisa tani flet të pavërteta duke e quajtur UÇK-në bandë të rrezikshme.

ImageFoto e publikuar nga Hafir Hoxha me deklaratën e Gjeneralit Kudusi LameFOTO GALERI

Kjo është letra e plotë e Hoxhës drejtuar gjeneralit Lame:

ZOTRI GJENERAL KUDUSI LAMA , ZBATOVE URDHRAT DHE U BËRE I PASUR !

përshëndetje dhe respekt për ty , më lejo zotri gjeneral të them :

Gjeneral Lama, shumë vite mendoj të reagoj apo jo! Të kujtohet takimi ynë i parë ? Ishte në repartin e UÇK-së në Kalimash në vjeshtën e1998, të solli shefi i Shtabit të FARK-kut Ahmet Alishani ,

U prezantove e fole para nesh 15 oprorëve , gjatë bisedës e nxore e kutinë e duhanit e mbështolle cigaren! Për herë të parë në jetën time pashë një gjeneral që bën këtë gjest, mu duke sikur të kisha gjysh në odë të burrave, mu përzie malli, gëzimi dhe dhimbja ! M`u dhimbse që nuk kishe lek të blesh cigare, u gëzova se pashë një gjeneral shqiptare, ne aty vendosem që të trajnohemi dhe të aftësohemi nga ju dhe eprorët tuaj në detyra për Komandantë të Brigadave!

Ishim shumë eprorë ndër ta Kemajl Shaqiri, Agim Haziri, Ismet Ibrahimi, Fadil Demiri, Gani Limaj, Nehat Koqinaj, Hilmi Nebihu, Avni Huna! Abaz Thaqi dhe shumë të tjerë …

Pas takimit të parë përshëndetëm dhe zhvilluam biseda të afërta e unë jam ai komandanti i Policisë Ushtarake i gjati që nxora një brisk zviceran dhe ta dhurova për respekt!

E keni bërë plan-programin dhe më vonë e kemi kryer atë trajnim me disa ushtarak tuaj, me kujtohet njeri ishte Kolonel Toto! I kam të shkruar në ditar datën emrat dhe tematikën e trajnimeve e tani nuk i kam afër !

E di që pas këtij trajnimit pasi u takove ti me Azem Sylen të pajisen ata me « gjypa» u veshje me çizme e uniforma më të reja «besa bëre edhe truproje dhe radiolidhje ku sa ishe me ne ( ne si njësit tjetër ) nuk i kishe ato, pasi Ahmet Alishani t`i ka paguar vetëm derivatet kur kanë ushtruar ushtarët tan për tankistë në Bajram Curr, por të njëjtat dervate (nafte) u kishin paguar eprorë tanë të UÇK -së eprorëve tuaj atje në Bajram Cur (pra dy herë i kanë paguar të njëjtat derivate) ata kanë kërkuar atje e ju në Kukës ! S`ka dert punë ishim mësuar të paguajmë edhe ujin e kroit në natyrë!

Ahmet Alishani të jepte oriz, veshmbathje dhe ushqim me tona që t`u jepni oficerëve, ushtarëve tuaj dhe familjeve të tyre pasi kishin shumë nevoje për ato ndihma.

Pasi u angazhove tek Azem Syla e Xhavit Haliti ti dalngadalë e harrove Ahmet Alishanin dhe neve ushtarakëve të tjerë që vet punove me ne në kursin për Komandantë të Brigadave, e pate kuptuar mirë misionin dhe angazhimin tonë patriotik e profesional për çlirimin e trojeve shqiptare, ishe i fasicionuar, i emocionuar për aftësitë tona që tregonim nga shkollimet tona ushtarake.

Shpejt u politizove u klanove, u ngushtove në veprimit tua ushtarake e tani pas luftës shkruan, flet e tregon gjera që vetëm i ke dëgjuar dhe i paraqet sikur të ishe aty, flet e shkruan gjera që atë kohë nuk qëndronin fare ashtu, flet dhe shkruan gjera që as vet kurrë nuk i ke thënë as nuk ke vepruar ashtu radikal me askënd .

Këto që i thua tani i përshtaten politikes dhe kohës aktuale por Gjeneral! Ti e din që ne e dimë që edhe ti e din që nuk janë të vërteta .

Do ta kishe ruajt burrninë, atdhedashurinë dhe respektin tonë të kosovarëve tepër më shumë po mos t`i kishe politizuar gjërat, veprimet, punët tona të UÇK-së me kahje dhe ngjyra politike partiake!

Ne UÇK , njësitet tona kemi pas dallime nga vijat e logjistikës, nga vijat e furnizimit me armatim, municion ushqim nga “3%” dhe vendlindja thërret, kemi thënë ju dhe ne njësitë mes nesh, por ne oficerët komandantët ushtarët kurrë nuk i kemi pas ato dallime që ju i paraqitni, në detyrë primare e kishim luftën më profesionale që është e mundur me armikun, e me politikë as nuk dinim e as nuk kishim kohë të merreshim.

Zotëri Gjeneral, nuk mundesh me na nda, ti zgjedheësh shokët tanë, luftëtarët, ushtarakët e të njëjtës njësi, grup ku dëshmoret, heronjtë i ofron afër vetës tënde, i bën sikur të ishin nën komandën tënde ku dëshiron të mbulohesh me vlerat e tyre patriotike e kombëtare, të bësh fytyrën tënde me gjakun e tyre kurse neve që jemi gjalle të na trajtosh «banda kriminale te UÇK-së )! Kjo nuk të shkon për fytyre!

Kështu si ti deklarohesh ashiqare po bie ndesh me fjalët tuaja !

Ti gjeneral i nderuar dhe respektuar që i ke takuar dhe je marrë me njerëz kosovarë që kanë pasur dallime mes tyre në politikë, në buxhet ndoshta, në funksione e bajraktarizëm mos i bart ato dallime , kacafytje mosmarrëveshje të tyre tek ne ushtaret e UÇK -së, mos na mbulo neve luftëtarëve të UÇK-së me ato dallime FARK apo UÇK sepse ne ato nuk i kemi pasur mes nesh !

Gjeneral i nderuar ti edhe kur flet për shokun, kolegun tim, tonin heroin Agim Ramadanin e paraqet sikur të ishte ushtarak i yti, nën urdhrat tuaja! Por gjeneral!!! Të lutem mos ashtu mos! Ke kujdes sepse nuk kemi vdekur të gjithë ata që ishim aty prezent për gjërat që i thua!

Unë besoj që disa gjera të shkruara në media dhe librat tua kanë mundur me i shtrembërua gazetarët apo ata që kanë investuar në to për arsye dhe interesa politike e partiake, ato janë interesa afatshkurtra dhe nuk besoj që i ke thënë ti gjeneral ato gjera, por ato që i kam pare në televizion ato dalin nga goja, truri jote prandaj jam shumë i zhgënjyer pse i përzein dallimet politike, të fraksioneve të ndryshme me në luftëtarët, ushtarët e UÇK-se që nuk i kishim ato dallime .

Unë në çdo repart, kazermë ushtarake të UÇK-së kam përgatitur luftëtarë të LKÇK-se, të PLK-se, të LDK-se ata pa parti politike, ushtarët dhe shokët e Ilir Konushevcit, të Ahmet Krasniqit, Të Azem Syles e Xhavit Halitit, ushtarët e Agim Ramadanit, Tahir Zemes, Ekrem Rexhes , Abedin Rexhes, të Fatmir Limes e Ramush Haradinajt , ushtarët e Kom Remit e Sami Lushtakut, të Bislim Zyrapit e Agim Çekut, etj pra tek secili individ që i përmenda kanë shkuar ushtarët që unë i kam stërvitur, kurrë as një pengesë nga askush që i përmenda nuk kam pas para, gjatë dhe pas stërvitjeve, kam pasur takime dhe oferta për detyra të larta ushtarake por momentin që kam vërejtur që pas tyre qëndron subjekt, orientim i gushtë politik i kam refuzuar, u kam thënë me mua mundeni me folë vetëm për përgatitje luftarake, profesionale ushtarake dhe operative, për logjistikë e politike mos me folni kurrëkush as një fjalë.

ani merren me politikë e parti të ndryshme, por për Kosovën dhe luftën e UÇK-së ne nuk kemi asnjë dallim mes nesh

Gjeneral «banda dhe grupe të armatosura «me pjesëtarë të UÇK -së nuk ka pasur kurrë Kosova , kjo është fyerje e rëndë për UÇK-në gjeneral.. mos u ngut gjeneral bëhu i të gjithëve ashtu sikur ishe e mos përçaj për interes të vogël material, me i sinqertë më i dashur e më i lumtur ishe ti dhe unë kur e mbështillje cigaren nga kutia e duhanit dhe ma zgjasje atë në pauzë që ta mbështillja edhe unë një cigare!

Kur është bërë marrëveshja mes Fatmir Haklaj dhe Ahmet Krasniqi, le të fol Rrustem Berisha, aty ishte edhe Agim Ramadani ishte marrëveshje për ta siguruar armatimin deri në veri nga Durrësi e që s`ka pasur nevojë të bëhet e as nuk ka arritur armatimi!!!!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close