Ushtria e Shqipërisë nuk kishte qenë për operacione kërkimi, por harxhon 1.1 milion dollar për trajnimin tyre
Ushtria e Shqipërisë nuk u tregua e përgaditur pas goditjes shkatërruese të tërmetit që goditi qyetin e Durrësit dhe disa fshatra. Për çudi, gjë e cila është shumë e rrallë për një ushtri, focat shqiptare nuk patën as edhe një qen kërkimi në operacionet e shpëtimit, edhe pse ajo Shqipëria harxhon 1.1 milion dollar për trajnimin e qenve, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë operacionit të kërkimit të Durrës, një qen i Ushtrisë së Kosovës u bë hero, pasi për pak orë përmes nuhatjes kishte lokalizuar nën rrënoja tre persona, cilët për fat të mirë u nxorrën të gjallë.
Sataki, qeni hero i Ushtrisë së Kosovës
Gjithashtu, gjatë operacionit që vijon për lokalizimin dhe nxjerrjen e gjashtë anëtarëve të familjes Lala në Kenetë të Durrësit, forcat italiane përdoren tre qen madhësi trupi të ndryshme.
Kjo, tragjedi tregoi se sa e papërgaditur është Shqipëria në raste të tilla. Ndërsa, Shqipëria harxhon 1.1 milion dollar për trajnimin e qenve.
Sipas të dhënave nga Open Data Albania, rezulton se buxheti i shtetit ka harxhuar plot 1.1 dollar për këtë qëllim deri më tani.