fbpx
Lajme

Opozita shqiptare në Maqedoni që mbështetet nga Kurti merr vendim të mos e votojnë kryeministrin e parë shqiptar

Kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriu Izet Mexhiti, në një paraqitje përpara mediave, shpreh shqetësimin e tij lidhur me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike.

“Xhaferi e ka njollosur procesin zgjedhor edhe pa filluar, sepse nëse mbetet komisioni me 6 anëtare mund të jetë deri në te vendimi që raportit të jetë 3-3 vendimet të shkojnë në Gjykatën Administrative, pra ende pa filluar procesi do të përballet me procese gjyqësore” theksoi ai.

Si përgjigje ndaj kësaj situate, Mexhiti ka bërë të qartë se hapi i parë është bojkotimi i kuvendit ku ato nuk do të marrin pjesë në atë seancë për zgjedhjen e Xhaferit.

Për kryeministrin teknik, Mexhiti ka konfirmuar se ai do të mbajë pozicionin për të siguruar që vendi të ketë një qeverisje funksionale gjatë periudhës kalimtare, duke e parë këtë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit institucional.

KRYEMINISTRI I KOSOVËS ALBIN KURTI MBËSHTETËS I IZET MEXHITIT

Me 24-dhjetor kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Mexhiti thotë se Vetëvendosja do të jetë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Këshilltari i Albin Kurtit për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku kishte konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë shtylla e katërt e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close