Vajza e kantautorit të ndjerë Dr.Flori, Kaltrina feston gjatë ditës së sotme ditën e saj të lindjes.
Një urim mjaft i ndjerë për të ka ardhur nga Landi, mik të atit dhe bashkëthemelues i grupit “West Side Family”.
“Uroj të kërcesh nga lumturia! GJATË! SHUMË GJATË! Uroj të kërcesh mbi çdo pengesë sado e madhe qoftë! LART! LARG! MAJTAS! DJATHTAS! Uroj të kërcesh! KËRCE DHE EC PËRPARA! TË KAM XHAN KALTRINA! GJITHMONË!,”-përfundon Landi urimin e tij.
Që pas vdekjes së papritur të Dr.Florit Landi ka qenë gjithnjë i pranishëm për Kaltrinën dhe Danielin.