Një muaj më parë, stilisti Valdrin Sahiti kurorëzoi dashurinë e tij me Editën në një ceremoni të ngushtë në Las Vegas.
Pak ditë pas dasmës filluan të qarkullojnë fjalë se Edita ishte shtatzënë. Pikërisht këtë konfirmoi me gojën e tij Valdrini sot, i ftuar në emisionin e pasdites në Klan.
Pyetjes së drejtpërdrejtë ai iu përgjigj me një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Nuk ka kuptim ta fshehim,” tha ai. “Herët a vonë merret vesh”.
Edita është vetëm njëmuajshe shtatzënë dhe me pak llogari, ekziston mundësia që gjithçka të ketë ndodhur natën e parë të martesës.
Nëna e Valdrinit është shumë e lumtur për foshnjën që do të vijë në jetë dhe po u qëndron pranë me këshillat që vetëm ajo mund t’u japë.
Kujtojmë se javë më parë Express kishte mësuar se Edita është shtatzënë.