fbpx
Lajme

Vëllau i Ilaz Kodrës: Gjithçka është tepruar me këtë inskenim ndaj bashkëshortes së vëllaut tim

Shkruan: Avni Kodra

Të nderuar,

Përmes këtij postimi shpreh shqetësimin familjar në lidhje me suspendimin nga puna të gruas së vëllaut, Kimete Kodrës. Fillimisht më duhet ta cek se ne nuk kemi interferuar me asnjë deklaratë kur është marrë vendimi për suspendim, pasi që kemi dashur që rasti të zbardhet e Kimetja të gjykohet si punonjëse e Postës, e jo për atë çka përfaqëson si gruaja e heroit të kombit Ilaz Kodrës dhe përsëri lutemi që për secilin detaj të vihet drejtësia në vend.

Më duhet të theksoj se ky vendim për suspendim i marrë nga udhëheqësia aktuale nuk na ka befasuar aspak, duke marrë parasysh se nga kush është marrë.Këtë vendim e quaj joprofesional e tendencioz për arsyen se suspendimi i pa drejtë e i panevojshëm është bërë në shpërputhje të plotë me dispozitat ligjore mbi të cilat funksionon Posta e Kosovës dhe me inskenim të situatave se kinse në Skënderaj duhet të vihet me polici për shkaqe sigurie.

Kimetja nuk mund të ndëshkohet për fajet individuale të asnjë punonjësi të Postës, e aq më pak kur autori i keqpërdorimit për nga hierarkia ka pozitë më të lartë, i takon degës regjionale (jo komunale), ka pranuar publikisht fajësinë në media dhe mban përgjëgjësi direkte për veprën e kryer. Tutje, rëndësi ka edhe fakti se Kimetja nuk ka qenë fare në dijeni të rastit, marrë parasysh se çdo regjistrim vjetor për periudhën 2018-2021 është mbyllur i barazuar, kjo për faktin se në sistem çdo gjë ka figuruar në rregull dhe ka pamundësuar që keqpërdorimi i ndodhur të vërehet e pastaj të trajtohet.

Mangësitë në sistem janë mbuluar nga vet zyrtari që ka bërë manipulimim, sepse i njejti ishte përgjegjës për financa.Kimetja ka mbështetjën e plotë nga familja dhe nga të gjithë ata që e njohin atë dhe punën e saj të ndershme dhe profesionale.Gjithçka është tepruar me këtë inskenim dhe uroj që tashmë të merr fund!Për fund, e falenderoj mbarë opinionin për thirrjet e shumta, mesazhet e dërguara dhe komentet e mbështetjen e fuqishme morale që na kan jap.

Urojmë që rasti në fjalë të zbardhet sa me shpejtë, e për këtë qëllim jemi të gatshëm 24 orë ta japim kontributin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij skandali e këtyre inskenimeve ta marrin dënimin e merituar.Me respekt,Avni Kodra.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close