fbpx
Lajme

Skender Hyseni: Veprimet e Vjosa Osmanit nuk kanë qenë të pranueshme

Vjosa Osmani ka kohë që ka dalë kundër qëndrimeve dhe vendimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

I fundit ishte ai kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti që sipas saj ishte i gabuar.

Për këto vendime, Skender Hyseni anëtarë i kryesisë së kësaj partie thotë se LDK-ja, mund të toleroj të gjitha por individët e caktuar duhet të përkujdesen për pozicionin tyre dhe të vendosin për fatin e tyre politik.

“Roli i Vjosa Osmani është ajo që është nënkryetare e LDK-së. Është çështje e zonjës Osmani pozicionimi politik karshi momenteve të caktuara. Është krejt e mirëseardhur që qoftë Vjosa Osmani të ketë një mendim ndryshe për një çështje të caktuar por nëse mendimi ndryshe kthehet në veprim kundër kjo është tjetër”.

Duke treguar se LDK-ë lejon mendimet ndryshe brenda ai tha se nuk mund të vazhdohet pafundësisht më veprime kundër pasi që sipas tij dëmtohet partia.

“Në LDK shumë herë unë kam pas mendim ndryshe por nëse është marr vendim për një opsion që s’jam pajtuar unë e kam respektuar dhe skam vepruar kundër.Veprimet saj nuk kanë qenë të pranueshme. Mund të kesh mendim ndryshe por duhet të luftosh që mendimi të nuk dominon e në raste të kundërt duhet të pajtohesh më vendimin e shumicës.
Është çështje e zonjës Osmani më duket jo konsistente që mendimi ndryshe të përkthehet në veprim kundër subjektit politik që i takon. Vetë Zonja Osmani që më veprime ta demonstroj se çfarë synon në politike. Nuk mund të vazhdosh pafundësisht më veprime kundër. LDK-ja është tepër e madhe dhe mund ti toleroj të gjitha por individët duhet të përkujdesen për pozicionimin e tyre dhe të vendosin për fatin e tyre politik”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close