Vendimi i Hagës në rastin e Haradinajt: këta ishin 10 anëtarët e Shtabit të UÇK-së nga viti 1996
- Në Aktgjykimin ndaj Ramush Haradinajt, Tribunali Ndërkombëtar për Ish Jugosllavinë i njohur ndryshe si HAGA, kishte shkruar edhe për Shtabin e UÇK-së. Fillimisht përbërja ishte më e vogël dhe sipas Aktgjykimit jo të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kishin komunikuar dhe njiheshin me njëri tjetrin. Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj e të tjerët u shpallën të PAFAJSHEM në fund të procesit.
Po ju sjellim të plotë formulimin nga Haga:
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së - Nga fundi i vitit 1996 dhe fillimi i vitit 1997, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së numëronte
rreth 10 anëtarë që vepronin në tri zona të ndryshme: fshehtas në Kosovë, në Shqipëri dhe në shtetet
e Perëndimit, si për shembull në Zvicër, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe
anembanë Skandinavisë. Deri nga pranvera e 1998, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
ishin Sokol Bashota, Raif Gashi, Xhemajl Fetahu, Adem Grabovci, Xhavit Haliti, Ilir Konushevci,
Jakup Krasniqi, Azem Syla (Sula), Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Zeka.
Jo të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm njiheshin dhe komunikonin me njëri-tjetrin.
Adem Jashari ishte komandant i UÇK-së deri në mars të vitit 1998. Pas vrasjes së Adem
Jasharit, komandant i përgjithshëm i UÇK-së u bë Azem Syla (Sula), kurse Sokol Bashota
zëvendëskomandant i UÇK-së dhe Rexhep Selimi inspektor i përgjithshëm.Hashim Thaçi
drejtonte degën politike të UÇK-së. Jakup Krasniqi u emërua zëdhënës i UÇK-së në Kosovë në
qershor të vitit 1998. Bislim Zyrapi u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dikur nga fundi i majitfillimi i qershorit 1998. Lahi Brahimaj u bë drejtor i degës së financave në korrik 1998.
https://kosovo.sense-agency.com/assets/epilogu-gjyqesor-2/09-05-KAL.pdf?fbclid=IwAR2yt6yFR0UikQUQsesN30EYbommJ9glJJOvsftemZEYPqu4_gMhxx1Vd6M AKTGJYKIMI