fbpx
Lajme

Vetëvendosja fyen rëndë gazetaren, Klan Kosovën e cilëson televizion të Klanit “Pronto”

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje e ka fyer rëndë gazetaren e Klan Kosovës, pasi kjo e fundit e zbuloi një skemë mashtrimi të kësaj Lëvizjeje, teksa të njëjtët iu siguronin transport qytetarëve për të votuar dhe iu tregonin atyre se kujt duhet dhënë votën.

Ndonëse e quajnë krejtësisht normale këtë veprim, Boiken Abazi, përmes rrjetit social Facebook, madje e ka ofenduar gazetaren, derisa Klan Kosovën e cilëson si televizion i Klanit ‘Pronto”.

Postimi i Boiken Abazit në Facebook:

Gazetarja që ka bërë videon në Klan Kosova që akuzon Lëvizjen VETËVENDOSJE! se ka marrë persona anonim, apo gabimisht, në telefon për t’i ofruar transport në ditën e votimit “duke shkelur kështu ligjin” është një gazetare që ka qenë simpatizante e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që prej zgjedhjeve të parakohshme lokale në Ferizaj në vitin 2012. Ajo ka ardhur shpesh atëherë në zyrë jo vetëm në Ferizaj, por edhe te zyrat e vjetra të Lëvizjes VETËVENDOSJE! te “4 Llullat” në Prishtinë. Ajo ka qenë gazetare në një media lokale në Ferizaj, por në Lëvizje nuk vinte si gazetare por edhe si shoqe dhe simpatizante. Ajo ka njohur nga afër shumë prej nesh, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj dhe Prishtinë, dhe ka ardhur në plot aktivitete tonat. Pasi la punën në Ferizaj, ajo u transferua në Prishtinë dhe e ka përkrahuar edhe familjarisht Shpend Ahmetin dhe VETËVENDOSJE!n në zgjedhjet lokale 2013. Kontaket e saj i kemi patur shumë prej nesh, pasi na i ka dhënë vetë që ta ftonim në aktivitete, dhe ka qenë në listat tona e identifikuar që atëherë si simpatizante, sepse e tillë ka qenë pa asnjë dyshim. Prandaj ajo dhe Klan Kosova nuk mund të pretendojnë se është marrë “gabimisht” apo “rastësisht” në telefon ditën e votimit për t’u pyetur nëse ka nevojë për asistencë apo transport. Kjo është një praktikë normale që çdo parti e ndjek, edhe në Perëndim, me simpatizantët e vetë. Qartazi, prej punësimit në Klan Kosova para 4 vitesh simpatia e saj për VETËVENDOSJE!n është zbehur fillimisht dhe tashmë tretur krejtësisht. Kjo është çka i bënë një media si Klan Kosova, plotësisht në shërbim të “Klanit Pronto” të PDK-së, shumë prej punonjësve të vetë të rinj: i merr të rinj kur kanë nëvojë të madhe për një punë, i shtynë të bëjnë kronika manipuluese në shërbim të pushtetit, dhe i transformon deri në atë masë sa ta vendosin karrierën para së vërtetës, pushtetin para drejtësisë, interesin vetjak para të mirës së përgjithshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close