Vetëvendosje përkrah Komisionin Hetimor Parlamentar për vdekjen e të riut nga Gjilani
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi dhe Fitim Uka kanë bërë të ditur se e përkrahin formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për vdekjen e të riut nga Gjilani në karantinën në Qendrën e Studentëve, një nismë kjo e propozuar nga PDK-ja.
Deputeti Fitim Uka ka thënë se në mbledhje kanë ritheksuar se duhet të bëhet një hetim i pavarur.
“Ajo çfarë ne ftojmë është që prokuroria të merret seriozisht me këtë rast, ta trajtojë si prioritet. Ju kemi kërkuar kolegëve të tjerë që në rast se duhet, t’i ndjekim, të gjitha procedurat e mundshme ligjore që të ndjekim raportim të detajizuar prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe kësisoji edhe prokuroria edhe organet tjera të nxjerrin para drejtësisë dhe të japin llogari ata të cilët kanë treguar neglizhencë në këtë rast”, tha ai.Uka shtoi se si deputetë të LVV-së e mbështesin një hetim parlamentar për këtë çështje.PDK-ja përmes një konference për media ka kërkuar krijimin e një komisionit hetimor parlamentar që do të hetonte rastin e vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, që është shndërruar në karantinë nga ana e institucioneve vendore.I riu i cili ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte i vendosur në karantinë në konvikte kishte vdekur të dielën në orët e mbrëmjes.Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në një konferencë për me ka kërkuar krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të bënte hetimin e rastit.